Manastirliu: Nis sot shpërndarja e testeve model për provimet e Maturës
Nga sot (16 janar), publikohen testet model të provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat do të shpërndahen në të gjitha shkollat e mesme të vendit.
Kjo është një risi këtë vit, në mënyrë që maturantët të jenë të pajisur më testet model më përpara dhe të jenë më mirë të përgatitur për provimet përfundimtare.
Gjatë një takim me hartuesit e fondit të pyetjeve të Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, u ndal te rëndësia e krijimit të pyetjeve që bazohen në njohuritë e fituara gjatë viteve të shkollimit.
Sipas Ministres, ky hap synon të rrisë cilësinë e mësimit dhe të sigurojë një përgatitje të plotë për të gjithë maturantët.
Të gjithë mësuesit dhe maturantët mund t’i gjejnë materialet në linkun: http://qsha.gov.al/msh.html