Manastirliu: Paga e re për psikologët mbi 900 euro, ridimensionojmë rolin e punonjësit psiko-social në shkolla

Rriten me +36% pagat e psikologëve dhe punonjësve social në shkolla, duke e çuar pagën mesatare mbi 900 euro në muaj për këtë kategori.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, në një takim që zhvilloi sot me punonjësit social dhe psikologët në shkollat e Tiranës ka vlerësuar punën e tyre, teksa tha se rritja e pagave për ta është e konsiderueshme.

“Rritja e pagës për ju është një rritje vërtetë e konsiderueshme, mesatarisht është një rritje me mbi 23 mijë lekë të reja, që e çon pagën e një punonjësi social apo psikologu me një eksperiencë 15 vjeçare në mbi 90 mijë lekë të reja”, tha Ministrja Manastirliu.

Krahas rritjes së pagave të mësuesve, një rritje të ndjeshme kanë edhe pagat e punonjësve psiko-socialë pranë shkollave. Kjo skemë e re motivon punonjësit e rinj, por vlerëson edhe eksperiencën e punonjësve psiko-socialë me vjetërsi pune.

Ministrja Manastirliu ka folur për ridimensionim e figurës së punonjësit social dhe psikologut në shkollë: “Roli juaj në shkolla është një rol i pazëvendësueshëm, një rol që do vijojë të fuqizohet, pikë së pari për t’i siguruar nxënësve tanë një mbështetje psiko-sociale të duhur, për të fuqizuar instrumentat e parandalimit për fenomenet të cilat janë të dëmshme, të cilat duhen parandaluar në kohë. Jeni të rëndësishëm për strukturat e nxënësve, aq sa jeni edhe për mësuesit. Për mësuesit që hyjnë për herë të parë në sistemin arsimor ju bëni vlerësimin psiko-social të tyre dhe po ashtu ju do të jeni pjesë e këshillimit përgjatë gjithë karrierës së mësuesit në shkollë dhe këshillimit të mësuesit në rastet e rivlerësimeve psiko-sociale, të cilat jemi duke punuar për t’i përfshirë në paketë gjithëpërfshirëse”, tha Ministrja Manastirliu.

Përfitojnë këtë rritje page rreth 800 punonjës psiko-socialë në shkolla, të cilët kanë një rol të rëndësishëm për krijimin e një ambienti gjithëpërfshirës, për kujdesin ndaj shëndetit mendor të fëmijëve; për mbështetjen që ata kanë nevojë, sidomos në periudhën e adoleshencës; për zgjidhjen paqësore të konflikteve mes nxënësve, por edhe me mësuesit e prindërit. Gjithashtu, me rolet e reja punonjësit psiko-social në shkolla do të jenë ndihmues dhe bashkëpunues me mësuesit-koordinatorë për të ndërtuar më të plotë profilin e nxënësve dhe për të vënë në pah edhe më shumë aftësitë e tyre.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Pasioni për poezinë – Autorja, Drita Dekaj, mësuese në profesion, promovoi 4 libra me poezi

Mësuese në profesion,  por pasioni për artin e të shkruarit ka qenë një shtysë e…

17 hours ago

Konferenca për historinë e Shkodrës – Fokusi i ditës së dytë: Ndikimi i artit dhe periudha e errët e regjimit

E shtuna shënoi ditën e dytë dhe njëkohësisht të fundit të konferencës së organizuar nga…

17 hours ago

Konferenca për historinë e Shkodrës – Fokusi i ditës së dytë: Ndikimi i artit dhe periudha e errët e regjimit

E shtuna shënoi ditën e dytë dhe njëkohësisht të fundit të konferencës së organizuar nga…

18 hours ago

Rikthimi i deputetëve në Kuvend, Berisha: Për të paraqitur alternativat tona, por mosbindja civile do vazhdojë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të vijojnë me skenarët e…

18 hours ago

Konferenca për historinë e Shkodrës – Fokusi i ditës së dytë: Ndikimi i artit dhe periudha e errët e regjimit

E shtuna shënoi ditën e dytë dhe njëkohësisht të fundit të konferencës së organizuar nga…

18 hours ago

Shkodra në sytë e piktorëve – Rruga e “Gjuhadolit”  ishte një nga pikat ku ndaluan artistët pjesëmarrës

Thuhet se vjeshta është stina e preferuar e piktorëve. Një koloni e tyre në Shkodër…

18 hours ago

This website uses cookies.