Manastirliu: Plan Veprimi për parandalimin e çdo forme të dhunës dhe rritjen e sigurisë në shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në një takim me përfaqësues të Ministrive, drejtues të institucioneve qendrore dhe vendore, prindër, mësues dhe partner ndërkombëtarë, theksoi se fuqizimi i sigurisë në shkolla përmes mekanizmave që parandalojnë dhunën, mbetet prioritet i MAS.

“Siguria e fëmijëve është prioriteti ynë absolut dhe fuqizimi i mekanizmave të parandalimit ndaj çdo forme dhune brenda apo jashtë shkolle, mbetet angazhimi ynë i përbashkët. Ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë është një kambanë e fortë e cila kërkon forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes trinomit mësues – prindër – nxënës; një qasje të re në kurrikulën e edukimit qytetar, ligjor, mediatik dhe digjital në gjithë ciklin e arsimit, duke adresuar sfidat e kohës që jetojmë dhe zhvillimin teknologjik dhe social”, u shpreh Manastirliu në postimin në facebook.

Në takimin e posaçëm me përfaqësues të Ministrive, drejtues të institucioneve qendrore dhe vendore, prindër e mësues, organizata të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë, ministrja u shpreh se janë diskutuar një plan masash të shtuara për të fuqizuar sigurinë në shkolla.

“Diskutuam për masat e shtuara për fuqizimin e mekanizmave të parandalimit të dhunës në shkolla, përmes një Plani Veprimi për parandalimin e çdo forme të dhunës dhe rritjes së sigurisë në shkolla, duke filluar nga kurrikula e edukimit, përmirësimi i protokolleve të punonjësve të shërbimit social dhe psikolog si dhe oficerëve të sigurisë në shkolla; tek platformat proaktive të sinjalizimit të rasteve të konflikteve, të çdo forme të dhunës, bullizmit përfshirë atë online dhe shërbimet për trajtimin e fenomeneve në strukturat arsimore dhe komunitet”.

Ngjarja e rëndë e vrasjes së 14-vjeçarit jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ka tronditur opinionin publik në vend. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.