Manastirliu prezanton prioritetet në Ministrinë e Arsimit: Rrisim pagat për mësuesit

Rritja e cilësisë në arsim dhe mbështetjen për sportit përbejnë 2 prioritetet kryesore të ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. Në një takim me stafin e kësaj ministrie, Manasterliu sqaroi se do të përqendrohet te arsimi profesional dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve.

 “Do të përqendrohemi tek arsimi profesional, si lidhja më efektive me tregun e punës, duke i’u përgjigjur zhvillimit ekonomik. Një tjetër drejtim i punës së përbashkët do të jetë objektivi për profilizimin e universiteteve, bazuar në zhvillimin rajonal dhe ekonomik, ridizenjimi i kurrikulës universitare, në përputhje me kërkesat e tregut të sektorit publik dhe privat”, tha Ministrja

Manastirliu, foli për mbështetjen nëpërmjet rritjes së pagave dhe edukimin në vazhdim për të gjithë mësuesit.

 “Do të rrisim rolin dhe figurën e mësuesit dhe do t’i mbështesim me edukimin në vazhdim dhe rritjen e pagave. Rritja e pagave do të jetë një prioritet absolut”, u shpreh Manastirliu.

Në institucionet edukuese do të standardizohet infrastruktura didaktike në rrjetin shkollor në çdo cep të vendit, për t’iu përgjigjur kohës dhe teknologjisë. Në fokus të veçantë Ministrja Manastirliu vendosi edhe  mbështetjen për sportin, si dhe promovimi e kampionateve sportive në shkolla.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Tym i zi nga Kapela Sistine, kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri në ditën e parë të konklavës

Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…

7 hours ago

Ruiz dhe Hakimi shtangin Arsenalin, PSG në finale me Interin

Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…

7 hours ago

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

21 hours ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

21 hours ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

23 hours ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

23 hours ago