Manastirliu: Publikohen testet model të Maturës Shtetërore 2025

Ogerta Manastirliu ka bërë me dije

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se janë publikuar testet model të të provimeve të Maturës Shtetërore 2025 dhe se, sikurse tha ajo, po bëhet shpërndarja e tyre në të gjitha shkollat e mesme të vendit.

Sipas Manastirliut, publikimi i tyre në muajin janar bëhet me qëllim që maturantët të kenë më shumë kohë në dispozicion për përgatitjen e tyre për provimet përfundimtare.

“Publikohen testet model të provimeve të Maturës Shtetërore 2025 dhe po të shpërndahen në të gjitha shkollat e mesme të vendit. Publikimi i tyre që në fillim të janarit ka për qëllim të ndihmojë maturantët që të kenë më shumë kohë në dispozicion për përgatitjen e tyre dhe të jenë të mirë përgatitur për provimet përfundimtare”, bëri me dije Manastirliu.

Testet përfshijnë një gamë të gjerë lëndësh, duke filluar nga Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Matematikë, Gjuhë të huaja si anglishtja, italishtja dhe frëngjishtja, deri te lëndët si Qytetaria dhe Psikologjia, Ekonomia, Biologjia, Fizika, Kimia dhe shumë të tjera. Janë përfshirë gjithashtu teste model për drejtimet profesionale, si Mbështetja e Përdoruesve TIK, Hoteleria dhe Turizmi, si dhe Shkollat e Mesme Teknike.

Sikurse vitin e kaluar, publikimi i këtyre testeve është bërë shumë më herët për të garantuar që nxënësit të kenë qasje ndaj materialeve të nevojshme si dhe më shumë kohë për përgatitje. Testet model janë të rëndësishme për të ndihmuar maturantët të familjarizohen me formatin dhe përmbajtjen e provimeve, duke rritur mundësitë e tyre për rezultatet të larta në provimet e maturës”, sqaroi ministrja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.