Manastirliu: Qendra e pushimit në Velipojë hap dyert për fëmijët pa kujdes prind…

Manastirliu Qendra e pushimit ne Velipoje hap dyert per femijet
Manastirliu: Qendra e pushimit në Velipojë hap dyert për fëmijët pa kujdes prindëror
Në Velipojë, Shkodër, ka hapur këtë vit sërish dyert qendra e pushimit për fëmijët pa kujdes prindëror.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci vizitoi nga afër fëmijët që po kalojnë këto ditë pushimi në këtë qendër.
“Me kënaqësi ndamë disa momente së bashku me fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli”, në Qendrën e Pushimit në Velipojë, e cila ka hapur dyert për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë pa kujdes prindëror të qendrave tona të përkujdesit, për të kaluar pushimet buzë detit”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu i shprehu mirënjohjen edukatoreve dhe kujdestareve, që kujdesen çdo ditë për këta fëmijë specialë.