Manastirliu: Rritje historike pagash për mësuesit. Modernizim të kurrikulës dhe reformë në tekste

Manastirliu 11

Manastirliu 11

Viti 2024 do të sjellë një rritje “historike” të pagave për mësuesit. Kështu bëri me dije në emisionin “Ekspres” në RTSH Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Viti 2023 ka qenë viti i një reforme të thellë pagash, për mësuesit ishte 7% dhe këtë vit do të ketë një rritje të konsiderueshëm që planifikohet ët jetë rritja më e madhe historike e bërë ndonjëherë për mësuesit. Ne duam që të rrisim dinjitetin e mësuesve duke i mbështetur në të gjitha planet”, tha Ministrja.

Manastirliu theksoi po ashtu që do të ketë edhe një modernizim të kurrikulës dhe një reformë në tekste, për të cilat tha se është ngritur tashmë edhe grupi i punës.

Modernizim të kurrikulës, është ngritur grupi i punës, një reformë e thellë në tekste vjen pasi kemi bërë një analizë të thellë të asaj që na ka sjellë reforma kurrikulare. Reforma e plotë  e teksteve dhe konsolidimi i fazës së reformës është rreth 4 vite të plota që ne kemi tekste të reja dhe tani ne kemi mundësi të bëjmë këtë analizë. Nuk do nxitohemi sepse tekstet i kemi të përafruara”, u shpreh Manastirliu.

Ministrja informoi po ashtu se brenda këtij muaji do të prezantohet edhe Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të mësuesve, për të rritur kapaciteti e tyre kryesisht në lëndët kryesore. Sipas këtij programi, parashikohet që brenda vitit të trajnohen 4 mijë mësues.

Për PISA 2025 ne e kemi ngritur planin e masave për teste pilot, për të rritur kapacitete e mësuesve dhe për të krijuar një tjetër platformë që ka të bëjë me edukimin në vazhdim të mësuesve në lëndët kryesore që janë matematika, shkencat, gjuha shqipe dhe TIK. Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të mësuesve do lançohet brenda këtij muaji dhe do të mundësojë që brenda 1 viti 4 mijë mësues të trajnohen në këto disiplina dhe për metoda efektive të mësimdhënies”, deklaroi Ministrja.

Po ashtu, për mësuesit do të ketë edhe vlerësime ndërkombëtare. Manastirliu tha se për herë të parë, Shqipëria përfshihet në vlerësimin ndërkombëtar TALIS për mësuesit. Do të jenë 4 mijë mësues që do të përzgjidhen në 200 shkolla, bëri me dije Ministrja

Vlerësim ndërkombëtar për mësuesit TALIS që mat aftësitë mësimdhënëse të mësuesve dhe është ky sondazh në të cilin ne kemi pranuar të përfshihemi. Është në prill të këtij viti, do të jenë 4 mijë mësues, një kampionim i mësuesve. Jemi duke punuar në 200 shkolla për të realizuar pyetjet pilot, testet pilot në mënyrë që kur të vijë momenti për të bërë këtë testin ndërkombëtar ne të shohim se në cilin nivel jemi. Ne duam të dalim sa më mirë natyrisht, por përpjekjet tona do të jenë në parapërgatitje për të parë se ku jemi dhe për të ndërtuar planin e punës se si mund të përmirësohemi”, theksoi Manastirliu.

Ndalur te matura shtetërore, Manastirliu tha se do të qëndrojë rishikimi i testeve për të gjithë nxënësit që do të kenë diskutime për notën.

Kemi ngritur komisionin e maturës shtetërore. Do qëndrojë rishikimi i testit që u fut vjet, kush të dojë mund ta rishikojë. Kemi përforcuar masat në raport me procesin e administrimit të maturës shtetërore, pra shkeljet”, deklaroi ajo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.