Manastirliu: Sfidë, ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë. Fokus, ndërtimi i qendrës së nanoteknologjisë

Manastirliu

Manastirliu

Ndërkombëtarizimi dhe profilizimi i universiteteve, janë disa prej sfidave të Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. Në fjalën e saj në Samitin e tretë të Diasporës, Manastirliu u shpreh se nevoja për të filluar një proces transformues të universiteteve, është emergjente.

Akademikët në diasporë me punën që bëjnë dhe eksperiencën që kanë në strukturat e tyre universitare, mund të na japin për të adoptuar ato modele që janë të suksesshme në botë. Dhe pse jo të mos i adaptojmë në kontekstin tonë.

Ndërkombëtarizimi dhe profilizimi i universiteteve tona, sfidat tonë.

Nevoja për të filluar një proces transformues të universiteteve, është një nevojë kyçe sot, emergjente. Ne duam të ndërtojmë një ofertë universitare atraktive.

Të kemi sa më shumë programe të përbashkëta, sa më shumë diploma të njësuara.

Dua të ndalem te nevoja për të krijuar ofertën atraktive cilësore, një ofertë universitare që të rinjtë t’i tërheq. Nëse këtu ka Evropën, nuk mendoj se të rinjtë do duan të largohen”, u shpreh Manastirliu.

Ministrja theksoi se fokusi kryesor, janë Universitete me programe studimi cilësore të lidhura me tregun e punës.

Dija dhe përbashkimi i dijes me eksperiencën, me instrumentet që akademikët në diasporë sot kanë, për t’i investuar në vendin e tyre në Shqipëri, e bën këtë, por do shumë vullnet.

Vullneti nga qeveria, ministria, akademikët në diasporë ekziston, duhet të ndërtojmë sistemin e qëndrueshëm, do arkitekturë të sistemit.

Këto janë instrumente që fillojnë nga marrëveshjet, instrumente reale që të ndihmojnë që të ecë puna dhe të marrim rezultatin: Universitete me programe studimi cilësore të lidhura me tregun e punës”, u shpreh Manastriliu, teksa u ndal te reformimi me fokus profizilimin e Universitetit të Korçës.

Reformimi, transportimi me fokus profilizimin e Universitetit të korcës. Projekti Uniko do jetë një prej atyre projekteve që do fillojë me një projekt analize, për ta përkthyer në atë model që mund ta aplikojnë universitetet e rajonit, për të përkthyer ofertën me kërkesën”, tha ajo.

 Ministrja u shpreh se një tjetër fokus është dhe krijimi i një qendre të nanoteknologjisë në Shqipëri.

“Shpresoj që krijimi i një qendre të nanoteknologjisë në vendin tonë, të ecë sa më parë. Ende nuk kemi bërë bisedën e parë, por nga një bisedë e shkurtër me profesoreshë Mezinin, më rrëfeu se projekti që ata bën, kur duhet të bashkoheshin shumë qendra të universiteteve jashtë vendit kur profesoresha punon dhe qeveria vendosi t’i centralizojë për të mirën e kërkimit shkencor, pati një lloj aciditeti dhe ndoshta dhe pak refrektaritet”, deklaroi ministrja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.