Në shkollat e vendit ka nisur faza e dytë e projektit të shtrirjes së laboratorëvë të inteligjencës artificiale për të rinjtë nga 13-19 vjeç.
Një nga këto shkolla është gjimnazi “Andon Zako Çajupit”, i cili ka tashmë laboratorin e ri të inteligjencës artificiale, si rezultat i politikave të qeverisë me mbështetjen e Fondit Amerikano-Shqiptar për Zhvillim (AADF),
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një bashkëbisedim me nxënësit e kësaj shkolle.
Manastirliu tha se “një tjetër laborator i inteligjencës artificiale u shtohet shkollave tona, duke hapur kështu dyert e dijes drejt inovacionit dhe inteligjencës artificiale. Falë bashkëpunimit me AADF po ndërtohen laboratorë të inteligjencës artificiale edhe në 15 shkolla të tjera”.
“Ne synojmë që deri në fund të këtij programi të angazhohen më shumë se 2 mijë nxënës, po ashtu edhe mësues të cilët të jenë të trajnuar. Inteligjenca artificiale, programet e kodimit kërkojnë që të aftësohesh në vijimësi”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu tha se “ajo që është e rëndësishme është si ta përdorim inteligjencën artificiale për nevojat tona, për të nxjerrë produkte që do ju vlejnë në jetën e përditshme, por nga ana tjetër, do ju vlejnë edhe për proceset e të mësuarit, sepse shumë nga ato që ju bëni në gjimnaz, nesër do ju vlejnë në universitet, janë produkte të kërkimit shkencor”.
“Inteligjenca artificiale dhe programet e kërkimit, kërkojnë që të aftësohesh në vijimësi, kështu që edhe programi i trajnimit për mësuesit do të vijojë, për të pasur edhe një rifreskim të të gjithë atyre aftësive, por nga ana tjetër, pajisje me aftësi të reja”, tha ministrja Manastirliu.
Nxënësit u shprehën se “inteligjenca artificiale na ka hapur shumë dyer, jo vetëm ne por edhe të rinjve të tjerë që të kemi një të ardhme më të suksesshme”.
Laboratori i Inteligjencës Artificiale në gjimnazin “Andon Zako Çajupi” sapo ka përfunduar dhe është bërë funksional në këtë shkollë, në kuadër të projektit ‘AI for Youth’, si pjesë e 15 shkollave të tjera që kanë hyrë këtë vit në projekt.
Laboratorë të inteligjencës artificiale për të rinjtë janë vendosur në kuadër të politikave të qeverisë shqiptare, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në mbështetje nga Fondi Amerikano-Shqiptar për Zhvillim (AADF), për të edukuar nxënësit e moshave 13-19 vjeç në teknologji, specifikisht në fushën e inteligjencës artificiale. Laboratorë të Inteligjencës Artificiale aktualisht janë në nëntë shkolla dhe do të shtrihen edhe në 15 shkolla të tjera deri në vitin 2024.
AADF ka krijuar një partneritet me Intel, duke ofruar një program inovativ që do të aftësojë nxënësit në fushën e teknologjisë dhe IA, etikë biznesi, mendim kritik dhe zgjidhje problemesh.
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri me dije se është inauguruar…
Pak pasi GJKKO-ja i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali…
Rreth 80 artistë pjesëmarrës i dhanë jetë edicionit të 18-të të ekspozitës kombëtare “Salloni i…
Kryetari i Bashkisë ka inspektuar sot kantierin e punimeve në zonën e Zdrales, e cila…
Mbështetja e fermave të vogla, me fokus ato që drejtohen nga gratë, ishte qëllimi i…
Me rezultatin minimal 1-0 është mbyllur takimi i Vllaznisë U21 ndaj Teutës së Durrësit. Ndeshja,…
This website uses cookies.