Manastirliu: Synojmë bashkëpunim të ngushtë me universitetet, programet duhen përshtatur me tregun e punës

Në nisje të vitit të ri akademik 2023-2024, Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu në një deklaratë  për media ka deklaruar se fokus i institucionit që ajo drejton është bashkëpunimi më i ngushë me universitetet e vendit.

Ajo u shpreh se dita e sotme shënon një kapitull të ri në jetën e 121 mijë studentëve, ndërsa theksoi se dhënia e bursave sa paga minimale, për studentët ekselentë, do të vijojë edhe për këtë vit.

“Sot nis një kapitull i ri në jetën e mbi 121 mijë studentëve. Duhet të mendojmë si të ndërtojmë një strategji të përbashkët që të jetë orientuese për programet e reja. Ne synojmë të bashkëpunojmë ngushtë me universitetet e vendit. Programet duhet të përshtaten me tregun e punës. Nuk është qëllim në vetvete mbyllja e një programi, por riadaptimi i programeve që kemi, që të jenë afër pritshmërive të studentëve, dhe afër tregut të punës.

157 studentë ekselentë janë mbështetur duke u dhënë bursa sa paga minimale, dhe kjo gjë do vijojë dhe sivjet.

Duke nisur nga viti tjetër, do jetë vit konsolidimi dhe transformi të instrumentit të mbështetjes së programit që u sjell përfitim studentit, universitetit dhe ekonomisë së vendit”, tha Manastirliu ndërsa një vëmendje i dha edhe kërkimit shkencor, duke u shprehur se “Duhet të përmirësojmë kërkimin shkencor dhe brenda vitit 2024 do të bëjmë model të ri me kritere të reja, duke adaptuar modelet më të mira kombëtare”.

Ndërsa rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha pyetur nga gazetarët në lidhje me renditjen në fund të listës së Universitetit të Tiranës në  “Times Higher Education World University Rankings”, u shpreh se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se Universiteti i Tiranës e nderon Shqipërinë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

12 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

12 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

12 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

12 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

13 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

13 hours ago

This website uses cookies.