Categories: AktualitetLajme

Manastirliu uron 8 Marsin me oficeret e sigurisë në shkolla: Krenare për sigurinë që ofroni

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ministrja e Arsimit Ogerta  Manastirliu ka festuar me gratë oficere të sigurisë në institucionet arsimore.

Qëllimi i këtij takimi përveç urimit për 8 Mars për të gjitha gratë dhe vajzat ishte dhe për të nxjerrë në pah kontributin e këtyre grave në fushën e sigurisë në shkolla.

“Fuqizimi i vajzave dhe grave është një prej objektivave, të cilën ne duhet ta kemi parasysh çdo ditë të vitit. Sot është edhe një ditë ku duhet të reflektojmë se çfarë mund të bëjmë më shumë.  Unë jam krenare për të gjitha zonjat dhe gratë që punojnë në sektorin e arsimit: nga mësueset, psikologët, punonjësit socialë dhe ju punonjëset e sigurisë në shkolla.

Jam krenare për punën që bëni, kontributin që jepni. Jam krenarë për të gjithë motivimin që u jepni nxënësve tanë dhe mbi të gjitha për sigurinë që ju ofroni brenda dhe jashtë mureve të shkollës”, tha Manastirliu.

Gratë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pionere në fushën e edukimit dhe sigurisë.

Aktualisht në shkollat shqiptare ka 138 oficere sigurie gra, që përbëjnë 60% të forcave të sigurisë në institucionet arsimore.

Statistikat e fundit tregojnë se në universitetet publike dhe jopublike 68,024 studente janë vajza, kundrejt 48,676 djemve, duke dëshmuar dominancën e tyre në fushën e arsimit. Po ashtu, gratë përbëjnë numrin më të lartë të arsimtarëve në arsimin parauniversitar dhe janë të pranishme në numër të lartë si psikologe, punonjëse sociale.

 “Sot në këtë ditë doja që ta vija në dukje, punën, angazhimin tuaj dhe prezencën tuaj në strukturat tona të arsimit, një prezencë që unë besoj se duhet shtuar duke rritur dhe numrin e punonjësve të sigurisë. Më bëhet qejfi që 60% e punonjësve tanë të sigurisë janë zonja. Jam e bindur që së bashku mund ta fuqizojmë më shumë rolin tuaj dhe në tërësi rolin e grave por mbi të gjitha kujdesin për fëmijët tanë në strukturat arsimore. Gëzuar 8 Marsin”, ishte urimi i Ministres Manastirliu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot nata finale e “Junior Fest 2024”, zgjidhet përfaqësuesi i Shqipërisë në “Junior Eurovision”

Gjithçka është gati! Nën sloganin “Ti Lulëzo” nga skena deri te detajet më të vogla…

20 hours ago

Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, grupi i PD-së vendos ngujimin në seli

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur ngujimin në selinë blu, për të shmangur arrestimin…

21 hours ago

Kupa e Shqipërisë, turi paraeleminator – Humbin Murlani dhe Basania, eleminohen nga kompeticioni

 Edicioni i 73-të i Kupës së Shqipërisë ka zhvilluar dy ndeshjet e turit paraeliminator. Pjesë…

21 hours ago

Fest 63, datat e fundit të dorëzimit të këngëve- Elhaida Dani thirrje artistëve të aplikojnë

Afati i fundit i dorëzimit të këngëve për tu bërë pjesëmarrës në festivalin e 63…

21 hours ago

Kompany: Duam të mposhtim kampionët, Bayerni është gjithmonë favorit

Trajneri i Bayernit të Mynihut, Vincent Kompany ka folur në konferencën për shtyp në prag…

21 hours ago

Dinamo-Vllaznia në RTSH, Brdariç: Të tregojmë se jemi ekipi më i mirë

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç ka folur për mediat në konferencën për shtyp në prag…

21 hours ago

This website uses cookies.