Manastirliu vizitë në shkollën “28 Nëntori”/ Manastirliu: Objektivi është shtrirja e “smartlabs” në mbi 200 shkolla
Ministrja e Arsimit dhe e Sporteve Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një vizitë në ambjentet e gjimnazit “28 Nëntori”
Manastirliu u takua me nxënësit e kësaj shkolle ku diskutuan për pritshmëritë që të rinjtë kanë nga sistemi arsimor, për të jetësuar ëndrrat dhe aspiratat e tyre.
Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit ministrja tha se objektivi është shtrirja e “smartlabs” në më shumë se 200 shkolla të tjera duke filluar nga viti i ardhshëm, për të rritur aksesin në teknologji, dijet në programim dhe kodim e për t’iu dhënë mundësi nxënësve të përgatiten për të ardhmen dhe të shpalosin potencialin e jashtëzakonshëm drejt inovacionit dhe zgjidhjeve inteligjente.Në fund të takimit nxënësit e shkollës së mesme “28 Nëntori” i dhuruan ministres së arsimit një dhuratë simbolike në shenjë mirnjohjeje