Manchester City, Guardiola: Kemi katër mungesa të rëndësishme
Në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Spartës së Pragës, trajneri i Mançester Sitit në konferencën e sotme për shtyp ka paraqitur sfidën duke dhënë një lajm të rëndësishëm për skuadrën.
“Kemi katër mungesa të rëndësishme për momentin: Kevin de Bruyne, Kyle Walker, Rodri dhe Oscar Bobb. Shpresojmë që dy prej tyre të kthehen së shpejti. Oscar mendoj se në janar ose shkurt do të jetë gati. Rodri na mungon shumë, por mendoj se të gjitha klubet në mbarë botën kanë probleme të ngjashme”.
“De Bruyne nuk ka probleme të mëdha, por nuk ndihet 100%. Kevin nuk është më 22 vjeç, ai duhet të jetë plotësisht i aftë për të luajtur futboll. Nëse ai nuk ndihet plotësisht rehat, nuk mund të shprehë plotësisht potencialin e tij të jashtëzakonshëm”.