Manchester City prenoton “Messin e ri”
Claudio Echeverri konsiderohet nga shumë specialistë si e ardhmja e futbollit argjentinas, madje në vendlindje i kanë vendosur edhe epitetin “Messi i ri”.
17-vjeçari ishte në shënjestrën e shumë klubeve të mëdha europiane, por sipas mediave në Argjentinë, mesfushori sulmues ka zgjedhur që të vazhdojë karrerën e tij te Manchester City.
Kampionët e Anglisë kanë mbyllur me sukses tratativat me River Plate dhe do të paguajnë 20 milionë euro për adoleshentin që premton shumë. Ndonëse mund të konsiderohet një lojtar i Manchester City, Echeverri mund të zbarkojë në Angli vetëm pas një viti, më saktë në janar të vitit 2025.