Categories: LajmeSportFutboll

Manchester United, 150 milionë për Rafael Leaon

Rafael Leao përtej paraqitjeve jo në lartësinë e pritur me skuadrën e Milanit vijon të jetë në vitrinën e merkatos. Sulmuesi i majtë i kuqezinjve edhe pse ka humbur shkëlqimin e 2 sezoneve të fundit mbetet një nga pikat më të forta tek të besuarit e Stefano Piolit.

Edhe pse portugezi ka shprehur dëshirën për të qëndruar gjatë në “San Siro”, ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë. Sipas mediave angleze Mançester Junaitid do të tentojë shërbimet e Rafael Leaos në merkaton e verës.

Djajtë e kuq të cilët ndodhet larg pritshmërive këtë sezon synojnë të bëjnë ndryshime rrënjësore. Objektivi kryesor në merkato për ekipin e Erik Ten Hag është sulmuesi i Milanit i cili ka rezultuar një nga më të mirët në botë në rolin e tij. Anglezët pritet të ofrojnë 150 milionë euro për të siguruar shërbimet e Leaos. Një shifër e konsiderueshme që do të tundojë jo pak kampin milanez.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…

4 hours ago

Milani e bën dramë, eliminohet nga Champions

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…

5 hours ago

Bayern e Benfica kualifikohen, Atalanta dorëzohet

Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…

5 hours ago

Eurovizion- “Shkodra Elektronike” mbyll xhirimet e videoklipit, zbulojnë datat e turit në Europë

Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…

5 hours ago

Trump fajëson Ukrainën për luftën me Rusinë: Mund të kishit bërë një marrëveshje

Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…

5 hours ago

Votimi i diasporës më 11 maj, KQZ: 150 mijë shtetas të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

5 hours ago

This website uses cookies.