Lajme

Manchester United shkatërron Real Sociedad

Manchester United u kualifikua në çerekfinalet e Europa League, pas fitores 4-1 kundër Real Sociedad në Old Trafford. Heroi ishte kapiteni Bruno Fernandes me tre gola. Pas rezultatit të përgjithshëm 5-2, anglezët kalojnë më tej, ku do të ndeshen me Lionin.

Manchester United respektoi parashikimet dhe arriti kualifikimin në çerekfinalet e Europa League pas fitores 4-1 kundër Real Sociedad në Old Trafford, ndërkohë që ndeshja e parë në San Sebastian ishte mbyllur në barazim 1-1. Heroi i kualifikimit për Djajtë e Kuq ishte kapiteni Bruno Fernandes, autor i tre golave, prej të cilëve dy me penallti.

Ndeshja ishte e pasur me goditje nga pika e bardhë dhe tre golat e parë u shënuan pikërisht nga ajo. Në minutën e 10-të, Oyarzabal shënoi me penallti për baskët, ashtu si në ndeshjen e parë. Kryesimi i spanjollëve zgjati vetëm gjashtë minuta pasi anglezët fituan penalltinë e tyre të parë, që u ekzekutua saktë nga Fernandes.

Me nisjen e pjesës së dytë, sërish faull në zonën spanjolle dhe vjen penalltia e tretë e ndeshjes, e cila konvertohet sërish në gol nga kapiteni portugez i Manchester United që tani merr kryesimin e sfidës.

Misioni i anglezëve u lehtësua edhe më tepër kur Aramburu u ndëshkua me karton të kuq, pasi frenoi në mënyrë të parregullt Dorgu, të nisur drejt portës.

Pavarësisht superioritetit dhe rasteve, goli i sigurisë erdhi vetëm në minutën e 87-të, edhe këtë herë nga Fernandes, por tani me gjuajtje nga loja. Çështja e kualifikimit mbyllet, por ka kohë edhe për një gol, autor i të cilit është Dalot, në minutën e parë shtesë.

Me rezultatin e përgjithshëm 5-2 United kalon më tej dhe në çerekfinale do të ndeshet me Lionin.

Blerti Delija

Recent Posts

Parashikimi i motit për sot, vranësira mesatare dhe kthjellime

Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike. Moti…

4 hours ago

Shqipëria, e artë në Torino

Tjetër arritje historike për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore Speciale, të cilat janë duke u…

4 hours ago

Penalltia e Alvarez, UEFA: Edhe pse minimale, prekja është. Po vlerësojmë ndryshimin e rregullit

Një ditë polemikash të nxehta në Madrid dhe nuk mund të ishte ndryshe pas eliminimit…

16 hours ago

Duka merr pjesë në mbledhjen e Komitetit HatTrick të UEFA-s në Prishtinë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mori pjesë në mbledhjen e Komiteti HatTrick të UEFA-s, që…

16 hours ago

Lehtësohen procedurat për pronësinë dhe ndërtimin, Kuvendi miraton “Paketën e Maleve”

Deputetët miratuan në Kuvend të enjten me 73 vota pro, projektligjin “Për Paketën e Maleve”,…

16 hours ago

Gjykatësi urdhëron administratën Trump të rikthejë në punë mijëra punonjës të pushuar

Një gjykatës federal ka urdhëruar shumë agjenci federale që të rikthejnë "menjëherë" në punë punonjësit…

16 hours ago

This website uses cookies.