Mancini, fitorja e parë me Arabinë Saudite
![Mancini](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/Mancini.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Mancini
Në tentativën e katërt, ndoshta më e rëndësishmja duke qenë se ishte ndeshja e parë zyrtare, Roberto Mancini arriti fitoren e parë si trajner i Arabisë Saudite. Pas humbjeve në miqësore kundër Kosta Rikës, Koresë së Jugut dhe Malit, si dhe ndeshjes së barazuar kundër Nigerisë, sauditët mundën Pakistanin 4-0 në ditën e parë të grupit kualifikues aziatik për Kupën e Botës 2026. Golat u shënuan nga Al Shehri(dopietë), Ghareeb dhe Radif.