Mandati 2-vjeçar në KS, Hasani: Shqipëria dëshmoi ngjarje të mëdha, përmirësuam imazhin tonë

Ministria e Jashtme zhvilloi të martën një takim përmbyllës me rastin e mbarimit të mandatit 2-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Aktivitetit iu drejtua kryediplomati Igli Hasani, ambasadori shqiptar në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha, emisari i SHBA-së në Shqipëri, David Uisner (o. Wisner), dhe një përshëndetje virtuale erdhi nga ambasadorja amerikane në OKB, Linda Tomas-Grinfild (o. Thomas Greenfield).

Ka një të vërtetë themelore në marrëdhëniet ndërkombëtare: vendet e vogla si Shqipëria janë të destinuara të jenë dëshmitare e ngjarjeve të mëdha historike. Ama ka një fushë ku vendet e vogla mund të konkurrojnë edhe me fuqitë më të mëdha të botës si të barabarta: kjo është fusha e ideve dhe parimeve. Ne patëm mundësinë të punojmë për avancimin e kauzës për të drejtat e grave në jetën politike e publike. Patëm mundësinë të kontribuojmë dhe të japim mësimet e nxjerra nga vendet e ndryshme për paqen dhe harmoninë fetare në botë. Punuam po ashtu për t’u dhënë zë zhvillimeve të ndryshme klimatike,” u shpreh ministri Hasani.

Fillimi i mandatit të Shqipërisë në KS përkoi edhe me nisjen e agresionit rus në Ukrainë, betejë që e shoqëroi deri në fundin e shërbimit diplomatik.

Agresioni rus në Ukrainë ishte një çështje që shenjoi gjithçka. Bota u përball me një agresion të panjohur që nga Lufta II Botërore. Dhe për një popull si shqiptarët që kujtimet e luftës e masakrave të viteve 1990 i kishim ende të freskëta, ky sulm preku e zgjoi emocione e kujtime të dhimbshme. U bë kryefjalë e punës sonë, sepse agresioni erdhi në kundërshtim të çdo ligji ndërkombëtar, edhe kundër atyre rregullave mbi të cilat u themelua Organizata e Kombeve të Bashkuara,” shtoi ministri i Jashtëm.

Edhe për ambasadorin Ferit Hoxha, kryesimi i Këshillit të Sigurimit ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Z. Hoxha e kryeson prej gati 15 vitesh skuadrën e diplomatëve që përfaqësojnë Shqipërinë në OKB.

Është moment i rëndësishëm për mua dhe ekipin tim, dhe një moment i veçantë në historinë e diplomacisë shqiptare. Ka qenë një moment kulmor edhe në karrierën time, një moment krenarie që na u dha mundësia të shërbejmë e ta çojmë në OKB perspektivën e vendit tonë dhe për të dhënë maksimumin për çështje që kalonin spektrin e atyre për të cilat ishim mësuar historikisht. Shqipëria është përfshirë në çdo çështje që ka pasur të bëjë me sigurinë në glob. Politika jonë e jashtme është e parashikueshme dhe parashikueshmëria na ka bërë të jemi të besueshëm në OKB. Të gjitha kombet e vogla luftojnë për të përmirësuar imazhin e tyre. Vitet e fundit ne kemi ndikuar për ta ndryshuar opinion rreth vendit,” deklaroi z. Hoxha.

Ambasadorja Tomas-Grinfild (o. Thomas Greenfield), e vizitoi Shqipërinë gjatë vitit të parë të mandatit të saj: “Nuk e imagjinoj se si do të ishte kjo kohë pa Shqipërinë dhe fatmirësisht nuk kam pse. Ekipi shqiptar na e lehtësoi punën. Ishin dy vite miqësi e ngushtë.

Ndërsa i ngarkuari i SHBA-së në Shqipëri, z. Uisner, vlerësoi “maturinë dhe kapacitetet e diplomacisë shqiptare”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.