Në seancën e sotme plenare, Parlamenti do të vendosë nëse do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes, Olta Xhaçka.
Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet vendosi të hënën që 24 orë përpara seancës të dorëzohet raporti që do t’i nënshtrohet votimit në seancë plenare.
Pritet me interes vendimi i socialistëve, pasi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve nuk u dol me një vendim, por çështja u kalua për votim në seancën plenare të së enjtes.
Çështja e mandatit të Xhaçkës kishte mbetur pa u diskutuar, ndërsa prej 23 janarit 2023, Gjykata Kushtetuese pranoi e kërkesën e 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.
Megjithate vendimi i takon Parlamentit nëse do të votojë për ta çuar ose jo për shqyrtim papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës në shkallën më të lartë të gjyqësorit.
Shtatë fitore nga shtatë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve dhe seria pozitive e…
Java e 23-të në Euroligë ka nisur me një ndeshje të zjarrtë teksa Partizani i…
Shumë gola në ditën e shtatë të Champions League. Real Madridi jep spektakël: 5-1 ndaj…
Më shumë se 50,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në veri…
Qeveria ka miratuar vendimin që për t’i dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2.5 miliardë lekë,…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti…
This website uses cookies.