Mandati i Olta Xhaçkës, Çuçi: Do marrim opinionin e “Venecias”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka deklaruar se për mandatin e Olta Xhaçkës, Kuvendi mund t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë një opinion prej këtij institucioni.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi faktin se përse mazhoranca nuk e dërgon në Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, nisur nga edhe nga vendimi i këtij institucioni, Çuçi theksoi se Gjykata Kushtetuese ka tentuar të krijojë një normë të re kushtetuese, gjë që nuk i lejohet.

Sipas Çuçit, dy vendimet qe janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese edhe Kuvendi i ka zbatuar. Ndërsa vuri në dukje se deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që voton, siç ka ndodhur edhe në rastin e deputetes Olta Xhaçka mbi konfliktin e saj të interesit nisur nga fakti që bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik.

Çështja e raportit të Parlamentin me Gjykatën Kushtetuese mendoj që është një raport që e përcakton qartë Kushtetuta. Gjykata Kushtetuese ka autoritetin kushtetues që të shfuqizojë çdo ligj, vendim apo akt të marrë nga Kuvendi nëse e gjykon që është në kundërshtim me Kushtetutën. Ka pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese që ka shfuqizuar dy vendime të marra nga Kuvendi.

Kuvendi i Shqipërisë i shfuqizoi të dy vendimet. Në rastin konkret është krijuar një paqartësi në lidhje me faktin që do të duhet që një deputet apo të gjithë deputetët duhet të votojnë në një formë të caktuar, të detyruar apo jo. Ky është një debat që nuk ka marrë dhe nuk ka gjetur trajtim as nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Përkundrazi Gjykata Kushtetuese në gjykimin tonë ka tentuar të krijojë një normë të re kushtetuese që nuk ia lejon vetë kushtetuta. Një vendim që vjen në parlament për tu votuar, vullneti i deputetit është i pavarur, madje Kushtetuta thotë që deputeti nuk mban përgjegjësi për votën e dhënë prej tij. I vetmi moment kur Kushtetuta e detyron parlamentin të votojë në një mënyrë të caktuar, është kur i jepet e drejta opozitës për të ngritur Komisionet Hetimore. Është edhe një moment tjetër kur pas disa mbledhjeve për shortet, deputeti është i detyruar të votojë”, u shpreh Çuçi.

Sipas kreut të grupit parlamentar socialist, në këtë rast është krijuar një ngërç dhe për këtë arsye Kuvendi do t’i drejtohet komisionit të Venecias.

Këto janë dy momentet. Le të vijmë tek Gjykata Kushtetuese. Ne kemi vendosur që këtë ngërç me Gjykatën Kushtetuese ta zgjidhim duke kërkuar një mendim në Komisionin e Venecias”, tha Çuçi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.