Lajme

Mandati i Xhaçkës, Kuvendi pyet “Venecien”: Të zgjidhim tensionin politik

Parlamenti i Shqipërisë i është drejtuar Komisionit të Venecies për një opinion më të specializuar, pak orë pasi deputetët vendosën të mos e çojnë për interpretim në Kushtetuese mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Në letrën e firmosur nga kryerparlamentarja Elisa Spiropali theksohet se mendimi i Komisionit do të zgjidhte tensionin politik dhe pasigurinë juridike që ka krijuar rasti.

Opozita kishte kërkuar që çështja të interpretohej më parë nga Gjykata Kushtetuese, e cila vetë është shprehur se duhej marrë parasysh mocioni i deputetëve opozitarë.

Sipas shumicës parlamentare, ndërsa Gjykata Kushtetuese arsyeton se Kuvendi në çdo rast duhet të dërgojë mocionin në Gjykatën Kushtetuese, pika 4, neni 70 i Kushtetutës shprehimisht thotë që “Kuvendi vendos” të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Neni 70, pika 1 e Kushtetutës parashikon se mandati i deputetit nuk është detyrues, por deputeti ka detyrim të zbatojë Kushtetutën dhe ligjin. Kushtetuta e detyron Kuvendin të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por kjo nuk imponon deputetin në përmbajtjen e votës pro apo kundër.

… ndërsa Gjykata Kushtetuese e detyron Kuvendin të dërgojë mocionin në Gjykatën Kushtetuese, neni 70, pika 4, i Kushtetutës shprehimisht thotë që Kuvendi vendos për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese,” arsyeton znj. Spiropali.

Nisur nga sa sipër, duke qenë se është krijuar një tension në funksionimin e demokracisë përfaqësuese, vlerësoj se është e nevojshme marrja e një opinioni nga Komisioni Juaj i nderuar, duke besuar se ekspertiza Juaj do të ndihmonte Kuvendin për të respektuar e zbatuar drejt parimet dhe standardet kushtetuese. Në këtë kuptim, do të vlerësonim opinionin e Komisionit të Venecias mbi këto pyetje:

Në pyetjet drejtuar presidentes së Komisionit të Venecies, Claire Bazy Malaurie, Kuvendi i Shqipërisë shton se rasti i znj. Xhaçka ka krijuar një tension në kuptimin e demokracisë përfaqësuese.

1. Bazuar në parimet e demokracisë parlamentare përfaqësuese, a mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar? Nëse ka përjashtime të tilla, cilat janë ato dhe a kanë lidhje me rastin e mocioneve për pajtueshmërinë e mandatit të një deputeti? Cili është mekanizmi, nëse ka, për të detyruar deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar (pro, kundër, abstenim)?

2. Cilat janë standardet për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit nga organet legjislative të shteteve të ndryshme dhe cili është roli i organit respektiv legjislativ në konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit?

3. Mbi bazë të cilave standarde do të duhet të interpretohet raporti mes mandatit përfaqësues, jo detyrues që deputetët gëzojnë dhe rolit tyre si anëtarë të Kuvendit në rastin e shqyrtimit të mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit?

4. Cili është roli i organit legjislativ lidhur me konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit në shtete të tjera dhe a ka një kontroll gjyqësor ndaj vendimmarrjes së tyre? Nëse po, në ç’raporte është kompetenca që organi legjislativ ka në këtë procedurë krahasuar me kompetencën e gjykatës përkatëse? Cili prej këtyre organeve ushtron kontroll thelbësor të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit? Cili është subjekti që legjitimohet që ta dërgojë çështjen në gjykatën e caktuar?

5. A mundet Gjykata Kushtetuese të krijojë normë  të re kushtetuese, e cila nuk ka lidhje me kompetencën e saj interpretuese të një norme në fuqi? A mundet Gjykata Kushtetuese të krijojë një kategori të re subjektesh aplikuese të ndryshme nga ato taksativisht të listuara nga Kushtetuta?

Opozita kërkon heqjen e mandatit të znj. Xhaçka

Më 24 qershor 2022, Këshilli i Mandateve u mblodh pas kërkesës së opozitës për heqjen e mandatit të deputetes socialiste. Kërkesa erdhi nga 15 deputetë të opozitës për mocion “Për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

Kjo situatë e krijuar erdhi për faktin se një subjekt privat, të cilin e menaxhon bashkëshorti i znj. Xhaçka, mori statusin e “investitorit strategjik” për të zhvilluar një projekt dhjetëravjeçar në bregdetin e Himarës, në kohën kur ajo shërbente si ministre e Jashtme. 

Znj. Xhaçka e nisi karrierën politike në vitin 2009 si deputete e PS për Qarkun e Korçës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…

1 hour ago

Basha takohet me Grenell para ceremonisë presidenciale së Trump

Gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump, një takim…

2 hours ago

Gati strategjia e hetimit të krimeve zgjedhore, Dumani: Publikohet brenda janarit

Teksa vendi është më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimet zgjedhore…

2 hours ago

Qepa dhe lakra e Drishtit – Banorët po përgatiten për punimin e tokave

Drishti në Bashkinë e Shkodrës  njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…

2 hours ago

Qendra Komunitare e Shendetit Mendor – Preçi: Kërkojmë të jemi në katin  e parë në Poliklinikë

Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit.  Pas rikontruksionit…

3 hours ago

Përroi i Vrakës vend depozitimi mbetjesh – Ndotja e përroit, sfidë e vazhdueshme për Bashkitë Shkodër dhë Malësi e Madhe

Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…

3 hours ago

This website uses cookies.