Mandati i Xhaçkës, Shehaj: Grupi i Bashës e shpëtoi me rikthimin e kërkesës në Kuvend

Deputeti demokrat Agron Shehaj e ka konsideruar shfaqje të neveritshme përplasjen në Kuvend mes deputetëve të opozitës dhe Olta Xhçakës në lidhje me mandatin e kësaj të fundit, pas rikthimit në Kuvend nga Gjykata Kushtetuese.

Shehaj u shpreh se grupi i Lulzim Bashës të cilët me kërkesën e bërë për rikthim në Parlament të mandatit të Olta Xhaçës, e shpëtuar këtë të fundit.

Kjo shfaqje është e neveritshme. Mandati i Xhaçkës shpëtoi se grupi i atëhershëm i Bashkës bëri kërkesë për ta rikthyer në parlament dhe u bë me qëllim për ta shpëtuar atë. Kjo përplasje është tallje. Olta Xhacka ka vjedhur, i duhej ndërprerë mandati”, tha Shehaj, fjala e të cilit u ndërpre nga Kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Kuvendi do të shprehet në seancën e sotme mbi mandatin e Olta Xhaçkës, pas vendimit të Kushtetueses. Nga ana e saj, opozita argumenton se mandati i deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka është i pavlefshëm për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar pasuri publike me shpalljen si investitor strategjik nga Komiteti i drejtuar prej kryeministrit Rama.

Sipas opozitës, bashkëshorti i ish-ministres Xhaçka me anë të kompanisë se tij ka marrë status investitori strategjik nga qeveria në përdorim për 30 vjet në një plazh në Dhërmi, si dhe lejen për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në këtë sipërfaqe.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.