Mandatohet kryebashkiaku i ri i Kukësit, Albert Halilaj. Fitoi me mbi 5500 vota ndaj rivalit të “Bashkë Fitojmë”
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandidatin kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj, kandidatit të PS-së i cili fitoi zgjedhjet me mbi 5500 vota më shumë se rivali i “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.
“Vendosim dhënien e mandatit të kryetari të bashkisë Kukës Albert Halilaj të propozuar nga Partia Socialiste, ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Mund të bëhet ankimin brenda 3 ditëve”, tha kreu i KQZ-së.
Më 16 qershor, Safet Gjici u dorëhoq nga posti i Kryebashkiakut pas qarkullimit në rrjetet sociale të një videoje intime në zyrën e tij dhe u arrestua më 24 qershor më urdhër të SPAK.