Mangësitë e tabelave orientuese – Korrigjimi i tyre përbën domosdoshmëri për orientimin e qytetarëve

mangesite e tabelave

Kjo është një prej tabelave orientuese të vendosura në qendër të qytetit, pranë Postës, në Bulevardin “Skënderbeu”.

Në të shkruhet “Terminali i Autobusëve” dhe drejtimi i saj të çon drejt stacionit hekurudhor.

Në një situatë të tillë ose duhen udhëzuar qytetarët që të shkojnë drejt stacionit për të marrë autobusin,  ose duhen hequr tabelat.

Në qershor të vitit 2022, rruga ngjitur me Katedralen “Shën Shtjefni” mori emërtimin “Gjosho Vasija” , siç shikohet edhe në tabelën e vendosur në krye të saj , por nëse qytetarët do ta vazhdojnë rrugëtimin deri në fund, ata do të ndeshen me emërtimin e vjetër “Justin Godard”.

Po ashtu,  problematikë konstatohet edhe me mossinkronizimin e emërtimeve fizike të rrugëve me ato të hartave dixhitale.

 Nëse do të kërkoni në telefonin tuaj rrugën “Sami Repishti” ajo të orienton në një rrugë që në terren ka një emërtim tjetër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.