Manja: Aplikoni në e-Albania për vlerësimin e ekspertëve në gjykata

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ftoi sot qytetarët të aplikojnë në e-Albania për vlerësimin e ekspertëve në gjykata.
“Nëse keni nevojë për vlerësimin e një ose më shumë ekspertëve, mund të përfitoni nga shërbimi i Ministrisë së Drejtësisë, “Vlerësim i Ekspertëve në Gjykata,” përmes portalit e-Albania” shkroi Manja në një postim në rrjetet sociale.
“Informacionin e merrni në kohë reale pa pasur nevojë për dokumente shoqëruese”, theksoi më tej ministri Manja.