Manja: As amnisti dhe as ulje dënimi për të gjykuarit për korrupsion dhe krim të organizuar nga GJKKO

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se asnjë person që është dënuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk do të përfitojë nga Amnistia.

N ënjë prononcim për mediet pas Konferencës ndërkombëtare të organizuar sot për Llogaridhënie dhe Luftën Kundër Korrupsionit, Manja tha se mazhoranca nuk është tërhequr nga Amnistia Penale.

“Tërë këto ditë për amnistinë ka folur opozita dhe kur dëgjon vetëm njërën palë dhe nuk dëgjon palën tjetër, të duket sikur u tërhoq mazhoranca nga amnistia e veprave penale të korrupsionit për të cilat ka dhënë gjykime GJKKO. E kam thënë që në krye të herës që amnisti jo e jo, por as ulje të dënimit për ata që janë dënuar për korrupsion dhe krim të organizuar nga GJKKO”.

Në Tiranë u mbajt konferenca ndërkombëtare “Forcimi i Llogaridhënies: Fuqizimi i përpjekjeve kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin në bashkëpunimin me Iniciativën Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GI-TOC).

Në konferencë morën pjesë Ministrat e Drejtësisë së Ballkanit Perëndimor dhe Kroacisë, Drejtues të Agjencive të Antikorrupsionit, Prokurorë dhe organizata ndërkombëtare.

Në fjalën e tij, ministri Manja tha se reforma në drejtësi shënoi një moment kthese epokale për vendin tonë.

“ Sot nuk flasim më për një reformë në fazat fillestare, por për një sistem që prodhon rezultate duke i dhënë fund gradualisht pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Jemi veçanërisht krenarë që në Shqipëri po formësohet një reputacion i ri i institucioneve të sistemit të drejtësisë. Numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar është provë e gjallë e një drejtësie që nuk mund të bënte drejtësi pasi ishte e kapur nga korrupsioni”, deklaroi ministri Manja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.