Manja: Drejtësi për vrasjet e 21 janarit, të zbardhet e vërteta në të gjithë dimensionin

ulsi manja

ulsi manja

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, është shprehur të premten, se drejtësia duhet të bëjë drejtësi për vrasjet e ndodhura më 21 janar 2011. Ai tha se për këtë çështje, qëndrimi i tij është i prerë dhe konstant.

Gjatë një prononcimi për mediat, Manja tha se edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka marrë një vendim, i cili nxit drejtësinë shqiptare të bëjë drejtësi për ngjarjen e rëndë të 21 janarit, ku 4 protestues mbetën të vrarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së Këshillit të Ministrave, gjatë një proteste kundër qeverisë së ish Kryeministrit Sali Berisha.

“Unë kam një qëndrim konstant timin për 21 Janarin, që prej vitit 2011 dhe sot, as më shumë e as më pak, në diskursin tim publik kam kërkuar drejtësi për 21 janarin”, tha Manja.

“Drejtësia të bëjë drejtësi për 21 janarin, këtë kemi kërkuar dhe këtë presim nga drejtësia. Të zbardhet e vërteta në të gjithë dimensionin e saj për 21 janarin. Tani ka dhe një këndvështrim tjetër për 21 janarin”, u shpreh ministri i Drejtësisë.

“Ndjehemi pak të lehtësuar dhe qetësuar për këtë çështje dhe kjo lidhet edhe me një vendim të Gjykatës së të Evropiane të drejtave të njeriut në Strasburg, është një lehtësim për ne ky vendim, tani i takon drejtësisë të bëj drejtësi”, vijoi Manja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.