Manja: Miratuam pozicionin negociues për çeljen e negociatave

Këshilli i Ministrave ka miratuar dy dokumente të rëndësishme që konsolidojnë pozicionin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Lajmi u bë me dije nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili u shpreh se thelbi i këtij dokumenti është fuqizimi i funksionimit të institucioneve demokratike, në themel të të cilit është transparenca, llogaridhënia, integriteti dhe eficensa.

Manja sqaroi se pozicioni negociues i Shqipërisë do udhëhiqet nga dy dokumente pune, sikurse janë: udhërrëfyesi i shtetit të së drejtës; dhe udhërrëfyesi i funksionimit të institucioneve demokratike.

Janë miratuar 2 dokumente të rëndësishëm politik që konsolidojnë pozicionin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Miratuam pozicionin negociues të Shqipërisë, presim shumë shpejt të ulemi në tryezën e dytë ndërqeveritare.

Dokumenti tjetër që është pjesë përbërëse e pozicionit negociues të Shqipërisë dhe përforcon rolin e  saj në këto negociata, është udhërrëfyesi për funksionimin e institucioneve demokratike. Ministria e Drejtësisë ka qenë lider në hartimin e këtij udhërrëfyesi, 43 institucione të përfshira dhe roli kryesor e ka patur Kuvendi.

Thelbi i këtij dokumenti është fuqizimi i funksionimit të funksioneve demokratike, ne themel transparenca, llogaridhënia, integriteti dhe eficensa e këtyre institucioneve.

Pozicioni negociues I Shqipërisë ëdo udhëhiqet nga dy dokumente pune, udhërrëfyesi i shtetit të së drejtës, udhërrëfyesi i funksionimit të institucioneve demokratike. Ky udhërrëfyes ka 180 masa, detyra shtëpie që për 2023-2030 kemi marrë përsipër t’i kryejmë në raportin tonë negociues me BE.

Masa të karakterit ligjor, administrativ, institucional dhe masa performance. Udhërrëfyesi iu nënshtrua një konsultimi të gjerë. Janë 12 takime të përbashkëta n me shërbimet e KE.

Masat e parapara në këtë udhërrëfyes janë brenda prishtmërive që pret BE nga Shqipëria në procesin e negociatave. Shqipëria sot është në pozicion solid që nuk ka qenë kurrë më parë në rrugën e saj drejt integrimit”, u shpreh Manja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.