Manja në burgun e grave: Një pjesë do përfitojnë plotësisht nga Amnistia. Burgu i Pogradecit gati këtë muaj

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka qenë këtë 8 Mars në Burgun e Ali Demit.

Pas takimit me gratë që vuajnë dënimin, Manja ka deklaruar për mediat se gratë dhe vajzat e dënuara meritojnë një trajtim sa më dinjitoz, pavarësisht se janë dënuar nga drejtësia.

“Do bëjmë çmos për të garantuar standarde më të mira jetese dhe trajtimi në këtë institucion. Ky institucion nuk ofron kushtet më të mira. Ata janë dënuar nga drejtësia për gabimet që kanë bërë por janë pjesë e jona dhe meritojnë një trajtim sa më dinjitoz dhe rikthim pranë familjes.

I qartësova dhe për ligjin e amnistisë. Një pjesë e grave përfitojnë plotësisht nga amnistia. ato që përfitojnë më shumë përfitojnë nga ulja e dënimit”, tha Manja, teksa u shpreh se në muajin mars përfundon dhe burgu i Pogradecit, aty ku do të transferohen edhe gratë.

“E gjithë zona këtu është e banuar me pallate. Ky institucion ofron strandarte e kushte për trajtimin e grave, por për trajtimin e posaçëm ky vend do duhet të shohë mundësinë e lëvizjes

Është diskutuar zhvendosja në Pogradec. Ai institucion është drejt përfundimit të mobilimit. Brenda marsit përfundon me çelësa në dorë mobilimi i brendshëm. Plotëson të gjitha standardet e trajtimit të grave të dënuara. Do jetë pasi të bëhet amnistia.

Pas transferimit të grave, ky institucion do jetë ynë dhe do shërbejë për të njëjtin qëllim”, tha Manja.

Lidhur me Amnistinë Penale, Manja u shpreh se një pjesë e madhe e grave të dënuara do përfitojë ulje dënimi, ndërsa një pjesë tjetër përfitojnë plotësisht.

Një pjesë e grave të dënuara përfitojnë plotësisht nga amnistia kur të votohet. Pjesa më e madhe e të dënuarve do të përfitojnë ulje dënimi”, shtoi ministri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.