Manja-opozitës: Jeni me Shqipërinë në BE apo me Shqipërinë në “arrest shtëpie”? Do bëheni pishman në 2025
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka kërkuar nga opozita që të reflektoj dhe të votojë rezolutën e PS, pasi kjo sipas tij, i shërbejë qëllimit “Shqipëria në BE në 2030”.
Ai akuzoi opozitën se kërkon të vej në krye të qeverisë “monumentin” e korrupsionit dhe se nëse vijon në këtë rrugë “do korr pasojat në 2025” duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare.
“Ju po mbroni me bluza veshur monumentin e korrupsionit. Jeni ju që doni të rrëzoni qeverinë se është e korruptuar apo jeni ju që doni të sillni në qeveri atë që është i akuzuar për korrupsion. Na e thoni kush jeni se nuk dimë me kë kam të bëj. A jeni me Shqipërinë në BE apo me Shqipërinë në “arrest shtëpie”? Atë që po mbillni sot do e korrni në 2025. SPAK dhe drejtësia e re një ditë është darë me politikën, kur bënë depolitizimin e drejtësisë nga politika. Kemi vetëm një qëllim mirëqeverisjen dhe Shqipërinë në BE në 2030. E hoqëm drejtësinë nga duart e kësaj politike. Të mos bëheni pishman në 2025 reflektoni dhe votoni rezolutën. Ne Shqipërinë nuk kemi ndërmend ta lëmë në duart e atij që do të luftojë korrupsion duke qenë monument korrupsion”, tha Manja.