Categories: LajmePolitikë

Manja-opozitës: Jeni me Shqipërinë në BE apo me Shqipërinë në “arrest shtëpie”? Do bëheni pishman në 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka kërkuar nga opozita që të reflektoj dhe të votojë rezolutën e PS, pasi kjo sipas tij, i shërbejë qëllimit “Shqipëria në BE në 2030”.

Ai akuzoi opozitën se kërkon të vej në krye të qeverisë “monumentin” e korrupsionit dhe se nëse vijon në këtë rrugë “do korr pasojat në 2025” duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare.

“Ju po mbroni me bluza veshur monumentin e korrupsionit. Jeni ju që doni të rrëzoni qeverinë se është e korruptuar apo jeni ju që doni të sillni në qeveri atë që është i akuzuar për korrupsion. Na e thoni kush jeni se nuk dimë me kë kam të bëj.  A jeni me Shqipërinë në BE apo me Shqipërinë në “arrest shtëpie”? Atë që po mbillni sot do e korrni në 2025. SPAK dhe drejtësia e re një ditë është darë me politikën, kur bënë depolitizimin e drejtësisë nga politika. Kemi vetëm një qëllim mirëqeverisjen dhe Shqipërinë në BE në 2030. E hoqëm drejtësinë nga duart e kësaj politike. Të mos bëheni pishman në 2025 reflektoni dhe votoni rezolutën. Ne Shqipërinë nuk kemi ndërmend ta lëmë në duart e atij që do të luftojë korrupsion duke qenë monument korrupsion”, tha Manja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dëshmia e mjekëve në procesin e Maradonës: Nuk duhej të ishte operuar!

E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…

19 hours ago

Hapet grup-kapitulli i dytë Shqipëri–BE, Konferenca e 4-t ndërqeveritare mbahet më 14 prill

Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…

19 hours ago

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Suedi, portieri kuqezi firmos me Hacken

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…

20 hours ago

Libri që risjell diktaturën – Promovohet në Shkodër  vepra e autorit Italian, Giovanni Verga

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…

21 hours ago

Masat për 11 majin dhe hetimi i krimeve zgjedhore, kreu i OSBE/ODIHR takon Çelën e Dumanin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…

21 hours ago

Arrestohen 4 shoferë, procedohen 10 / Për shkelje të rregullave të qarkullimit, vendosen 1425 gjoba

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…

21 hours ago

This website uses cookies.