Manja u përgjigjet akuzave të Bashës: Amnistia penale nuk favorizon zyrtarët e korruptuar

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pas akuzave të kryedemokratit, Lulzim Basha se amnistia penale rrezikon të përdoret për të liruar nga burgu zyrtarët e korruptuar.

Duke folur pas mbledhjes së qeverisë, Manja theksoi se amnistia mbi ndjekjen penale nuk ka në përmbajtjen e saj dhe nuk parashikon asnjë nga veprat që po hetohet dhe gjykohen në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

 “Dje në Komisionin e Ligjeve ka kaluar projektligji për amnisti, i cili do ti drejtohet seancës plenare. Amnistia penale flitet për çështje që janë në duart e prokurorisë ose pa u gjykuar nga Gjykata.

Ajo që dua të them, është se nuk ka amnisti nga ndjekja penale për asnjë nga çështjet që është në lëndën e prokurorisë së Posaçme, dhe prokurorisë së Juridiksionit të përgjithshëm me përjashtim të disa veprave të lehta që janë kundërvajte penale. Kjo është ajo që doja të sqaroja ju dhe opinionin publik sepse nga dje ka pasur një konfuzion të opinionit publik nga mesazhet jo të duhura që janë përjcjellë në lidhje me projektligjin e amnistisë. Kemi qëndruar në të njëjtën linjë me parimet e amnistisë.

 Amnisti mbi ndjekjen penale ka mbi çështjet që dënohen deri në 2 vite burg sa i takon kundërvajtje penale”, u shpreh Manja.

Ndërkaq, më herët Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ligji për faljen është paramenduar prej tij për të ndihmuar “zyrtarë të korruptuar të qeverisë”.

“Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare dhe është pritshmëria jonë që askush të mos bëhet patericë e këtij akti korruptiv dhe kriminal që synon lirimin dhe lehtësimin e zyrtarëve të korruptuar, të hetuar apo nën hetim, të akuzuar apo të dënuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nëse ka një tërheqje nga ky qëndrim i papranueshëm dhe skandaloz dhe nëse propozimet tona për amnistimin pa kusht të gjithë protestuesve do të pranohen, sigurisht PD në funksion të interesit më të mirë publik dhe në transparencë të plotë do të rishikojë vendimin e saj,” deklaroi Basha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.