Manovra më e madhe e NATO- Meçollari : Mesazh politik për Rusinë. Shqipëria duhet të vlerësojë kapacitetet e saj mbrojtëse

Ekspert ushtarak, Kapiteni Artur Meçollari, duke komentuar stërvitjen më të madhe të NATO-s “Steadfast Defender 2024” u shpreh nuk është koha për panik por për të testuar kapacitete mbrojtëse dhe për të dhënë një mesazh shkurajimi kundërshtarëve politik, sikurse janë shtetet si Rusia dhe palët e treta që destabilizojnë rajonin e Ballkanit. 

Në “Ekspres” Meçollari ,bëri apel dhe për shtimin e kapaciteteve të forcave ushtarake shqiptare për tu përballur me një situatë destabiliteti që mund të vij nga Serbia, si aleate më e ngushtë e Rusisë në Ballkan.

“ Ka vend për një lloj kujdesi të veçante, rritjen e masave që duhen marr, qoftë nga rritja e buxhetit për mbrojtjen,  qoftë dhe njoftimit të qytetarëve, por nuk ka vend për panik.  Rusia nuk do të hynte në këtë lojë të tillë kur të humbiste legjitimitetin, ashtu siç me një veprim të jashtëligjshëm bërë një veprim ndaj Ukrainës dhe të sulmonte një vend anëtare të NATO-s”, u shpreh ai.

Meçollari përjashton një përballje frontale të Rusisë me NATO-n, se sikurse u shpreh ai, “nuk do të bënte një agresion ndaj një vendi të NATO-s që ka një fuqi me një GDB 20 herë më të madhe dhe me një buxhet mbrojtje me mbi 30 herë më të madhe së sa Rusia.  Por kjo nuk e përjashton mundësinë e veprimeve të palëve të treta në interes të Rusisë. Veprimet që nuk janë të karakterin konvencionale por të një lufte asimetrike”.

Ndaj tha ai, lëvizje e 90 mijë trupave të NATO-s që do bëjnë stërvitje në kufirin lindor të Evropës, ka si qëllim që  dhe popullata të jetë e ndërgjegjësuar që ekziston një risk.

“Situata ka ndryshuar dhe nuk është ajo e 30 viteve të fundit ku njerëzit jetonin me ekzistencën e një paqe të përhershme”, thekson ai.

Sipas tij, “lëvizja e NATO-së ka si qëllim rritjen e ndërveprimit, testimit të kapaciteteve, apo dhe në nivel taktik-operativ apo strategjik. Kane dhe një qëllim tjetër politik që është shkurajimi i veprimeve të  kundërshtarit . NATO do e zhvilloj këtë stërvitje në kufi me Rusinë, në Evropën Lindore dhe është një mesazh i qartë për Rusinë.  Ju nuk mund të na kërcënoni sepse ne i kemi kapacitetet e mjaftueshme dhe ky është qëllimi  shkurajimi të agresorit”.

Duke komentuar lajmin e sotëm që  Presidenti Putin, ka shkuar sot në Kalinigrad, ai u tha se, “ulja e Putinin sot në zëmrën e vendeve Baltike në  Kaliningrad ka një mesazh sepse sot për sot është pika më e dobët e mbrojtjes ruse. Pasi është një territor i shkëputur me një mbrojtje kundërajrorë të pavarur.

“Deri në fillim të marsit lufta me Rusinë dhe Ukrainën nuk do jetë më në planin taktik , pra në fushëbeteja . Palët do te jenë në pritje për shkak të terrenit të vështirë. Lufta do të kaloi në nivel operativ dhe strategjik, duke goditur nga ajri apo distanca.  Ndaj Putini do të japi dhe një mesazh për forcat e tij mbrojtëse sepse Kalinigradi është një zonë shumë e brishtë që mund të sulmohet”.

Meçollari si ekspert ushtarak, tregoi skepticizëm për ngritjen e një force ushtarake të përbashkët  nga Bashkimi Europian.

“Evropa e ka të vështirë të ndërtoj ushtrinë e saj, por NATO ekziston sepse ekzistojnë SHBA. Ajo ka 40% të buxhetit global për mbrojtjen , fuqia e NATO-s është e pazgjidhur nga SHBA dhe një  ushtri e BE-së nuk mund ta ketë fuqinë që ka kjo aleancë e madhe mbrojtjes ”u shpreh eksperti.

Duke qenë afër me Serbinë si shtet destabilizues në rajonin tonë, Mecollari theksoi nevojën e rritjes së kapaciteteve tona ushtarake që përveç përkrahjes politike duhet ti dalim në krah dhe ushtarakisht Kosovës.

“Ne vërtetë nuk jemi afër me Rusinë por jemi afër me një prej aleatëve të Rusisë sikurse është Serbia.  Faktori kryesor i destabilitetit të Ballkanit është Serbi dhe nuk duhet të jemi krah Kosovës vetëm politikisht por dhe ushtarakisht. Shqipëria duhet të vlerësoj kapacitetet e mbrojtjes.  Fuqia ushtarake nuk është teknike por është personeli. Shqipëria duhet ë vlerësoj kapacitetet, duhet të vlerësoj gatishmërinë ushtarake. Forcat e armatosura të Shqipërisë në rast agresioni nuk mund të veprojnë dot jashtë NATO-s”, përfundoi eksperti Muçollari.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.