Manovra të rrezikshme me Jet Ski, bllokohet mjeti, gjobitet i riu me 100 mijë lekë
Pas njoftimit të patrullave policore se një person po bënte manovra të rrezikshme me Jet Ski, duke cenuar sigurinë e pushuesve në Velipojë, policia kufitare ka ndërhyrë duke bërë të mundur ndalimin e këtij mjeti për mungese dokumentacionit, gjithashtu edhe gjobitjen e drejtuesit te Jet Ski-së me 1 miljon lek të vjetra
Në njoftimin e saj, policia bën të ditur se nisur nga njoftimet e patrullave policore që patrullojnë në tokë përgjatë vijës bregdetare, për një mjet lundrues Jet Ski, i cili kryente manovra të rrezikshme në plazhin e Velipojës, kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë bllokimin e tij. Drejtuesi i mjetit lundrues, pasi konstatoi shërbimet e Policisë Kufitare, mbylli mjetin lundrues dhe u largua.
Pas verifikimeve të kryera, bazuar edhe në filmimet e publikuara në rrjete sociale Shërbimet e Policisë Kufitare kanë identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin B. B., me masë administrative 100,000 lekë të rinj, si dhe kanë bllokuar mjetin lundrues Jet Ski.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.