Categories: LajmeKronikë

Manovra të rrezikshme me Jet Ski, bllokohet mjeti, gjobitet i riu me 100 mijë lekë

Pas njoftimit të patrullave policore se një person po bënte manovra të rrezikshme me Jet Ski, duke cenuar sigurinë e pushuesve në Velipojë, policia kufitare ka ndërhyrë duke bërë të mundur ndalimin e këtij mjeti për mungese dokumentacionit, gjithashtu edhe gjobitjen e drejtuesit te Jet Ski-së me 1 miljon lek të vjetra

Në njoftimin e saj, policia bën të ditur se nisur nga njoftimet e patrullave policore që patrullojnë në tokë përgjatë vijës bregdetare, për një mjet lundrues Jet Ski,  i cili kryente manovra të rrezikshme në plazhin e Velipojës, kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë bllokimin e tij. Drejtuesi i mjetit lundrues, pasi konstatoi shërbimet e Policisë Kufitare, mbylli mjetin lundrues dhe u largua.

Pas verifikimeve të kryera, bazuar edhe në filmimet e publikuara në rrjete sociale Shërbimet e Policisë Kufitare kanë identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin B. B., me masë administrative 100,000 lekë të rinj, si dhe kanë bllokuar mjetin lundrues Jet Ski.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

10 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

10 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

11 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

11 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

11 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

11 hours ago

This website uses cookies.