Manovrator i të gjitha mjeteve / I riu tregon problematikën e të punuarit në akse të vështira
Aksi Bogë-Theth është i gjatë 20 km. E gjitha rruga është e pastruar, ndërkohë që në ditët e fundit po punohet për zgjerimin xhepave anësor. 2 heronjtë e heshtur që në jo pak raste kanë rrezikuar edhe jetën e tyre janë padyshim mirëmbajtësit e këtij aksi. Emanuel Agraja prej 12 vitesh arrin të manovrojë çdo lloj mjeti. 3 vitet e fundit mirëmban aksin Bogë-Theth. Kantierin e mjeteve prej muajsh e ka të stacionuar në Bogë. Përgjatë ditës mjetet ngjitën në Qafë Thore.
Emanueli tregon se nisja e këtij profesioni nuk ishte aspak e lehtë. Por sot, ai së bashku me ekipin e tij janë në krye të detyrës.
Vështirësitë kanë qënë të shumta. Nga të gjitha akset ku ka punuar, Qafë Thorja për të mbetet më i vështirë.
Rruga është e pastruar, por Emanueli apelon drejt shoferëve që të pajisen me goma dimërore apo zinxhirë
Emanueli është i bindur që e ardhmja do e gjejë në të njejtin format, mes rrugëve të bllokuara, të cilat duhen bërë të aksesueshme edhe falë punës së tij.