Maqedonci: Kosova do t’i dërgojë këtë jave kamionë e autoblinda Ukrainës
Kosova do t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës. Lajmin e bën tw ditur Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili në një intervistë për median turke tha se janë gjithmonë të gatshëm të mbështesin “luftën e drejtë për liri” të Ukrainës.
“Qeveria e Kosovës ka vendosur të ofrojë dy pako mbështetëse për Ukrainën. Pakoja e parë do të dërgohet këtë javë për në Ukrainë dhe përbëhet nga kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake. Kurse pakoja e dytë që përbëhet nga predha mortajash 120, 81 dhe 60-milimetërshe, do të dërgohet gjithashtu së shpejti në Ukrainë”, tha Maqedonci.