Categories: LajmeRajoni

Maqedonci: Rreziku nga Serbia mbetet i madh, jemi më të përgatitur se kurrë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se rreziku për sulm të Kosovës nga Serbia mbetet i madh por ne jemi më të gatshme se kurrë për t’u ballafaquar me kërcënime të tilla.

Në një prononcim për median vendase, Ministri Maqedonci tha se, “patjetër që rreziku mbetet i madh përderisa ekziston qasja agresive, përderisa ekziston qasja hegjemoniste, përderisa nuk kemi distancim nga qeverija e Serbisë për grupet të cilat zhvilluan akt terrorist në Kosovë. Përderisa individët nga këto grupe lëvizin lirshëm nëpër Serbi, bile edhe zhvillojnë aktivitete atje. Atëherë ne e shohim të mundshëm një kërcënim të tillë në raport me vendin tonë por gjithmonë ne jemi më të gatshëm se kurrë. Më shumë se kurrë Policia e Kosovës sot ka krehje të terrenit në pjesën veriore të vendit tonë, jemi më të përgatitur se kurrë për t’u ballafaquar me kërcënime të tilla”, tha Maqedonci.

Gjithashtu ministri është ndalur dhe në bashkëpunimin me KFOR-in, ku sipas tij ministria që ai drejton dhe Institucionet e vendin kanë një koordinim të vazhdueshme të punës jo vetëm me  KFOR-in por me gjithë institucionet ndërkombëtare dhe gjithçka sinkronizohet me ta.

“Të gjitha strukturat shtetërore e kemi ritheksuar disa herë se do ta respektojmë zotimin e vitit 2013 për mos angazhim në pjesën e komunave veriore të vendit pa koordinim paraprak me KFOR-in. Dhe unë e vlerësoj që në institucionet tona ka një maturi dhe një koordinim dhe sinkronizim të vazhdueshëm me NATO-n dhe faktorin ndërkombëtarë në Kosovë, dhe se të gjitha veprimet do të bëhen në konsultim me ta. Presidentja Vjosa Osmani ka mandat të urdhërojë angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të operojë në çdo pjesë të territorit të vendit tonë për të kryer detyrat e saj”, tha ai.

Në përfundim ministri Maqedonci shtoi se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar janë me të vërtetë të vendosura në atë që Kosova është vend sovran, shtet i pavarur dhe ka një territor të saj”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

9 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

10 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

10 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

10 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

10 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

10 hours ago

This website uses cookies.