Categories: LajmePolitikëRajoni

Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar, gazetari nga Tetova: U thye një rregull i pashkruar

Një ditë historike është kjo e diel (28 janar) për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi për herë të parë qeveria do ketë një kryeministër shqiptar, ku Talat Xhaferit është mandatuar si kryeministër për krijimin e qeverisë teknike.

Në një lidhje direkte nga Tetova, gazetari Seladin Xhezairi tha për RTSH se është thyer një rregull i pashkruar që postet kryesore në Maqedoninë e Veriut ishin të rezervuara për maqedonasit.

Ai theksoi se promotori i thyerjes së këtij rregulli ka qenë fillimisht Ali Ahmeti i BDI-së.

Deri para 6 apo 7 vitesh, ka qenë një si rregull i pashkruar që postet kryesore të vendit këtu janë të rezervuara për m maqedonasit, ndërsa këtë tabu e theu pikërisht zoti Ahmeti me vullnetin dhe durimin e tij për t’i vënë punët në  vijë. Shqiptarët, që nga luftërat ballkanike kanë qenë këtu dhe nuk kanë pasur ndonjë konflikt historik me maqedonasit.  Zoti Ahmeti dhe partia e tij është partia e vetme me hapësirat shqiptare që nuk ka pësuar humbje. Gjatë kësaj kohe, hiq çështjen e Kosovës për të cilën është angazhuar zëshëm BDI motoja e zotit Ahmetaj ka qenë integrimi sa më parë në strukturat euro-atlantike”, u shpreh ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

9 minutes ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

32 minutes ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

33 minutes ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

35 minutes ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

12 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

12 hours ago

This website uses cookies.