Categories: LajmePolitikëRajoni

Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar, Kuvendi sot voton qeverinë teknike drejtuar nga Talat Xhaferi

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot zgjedh Qeverinë Teknike për herë të parë me një kryeministër shqiptar, Talat Xhaferin. Mandati i saj do jetë 100 ditë, ndërsa detyra e këtij organi ekzekutiv është përgatitja e vendit për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut do të mblidhet në seancë për të debatuar mbi programin dhe kabinetin e Xhaferit, ndërsa deri në mesnatë pritet të votohet dhe miratohet qeveria teknike.

Talat Xhaferi i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e 8 majit. Partia shqiptare në koalicionin qeverisës BDI ka propozuar emrat e 5 ministrave dhe 3 zv.ministrave për qeverinë teknike.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE do të jetë e pranishme në sallën e Kuvendit, por paralajmëroi se nuk do të votojë për Qeverinë teknike.

Kjo e diel është një ditë historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi për herë të parë qeveria do ketë një kryeministër shqiptar.

Kush është Telat Xhaferri?

Talat Xhaferi ka lindur më 15 prill 1962 në Gostivar, Republika e Maqedonisë së Veriut. Në vitin 1981, regjistrohet në Akademinë Ushtarake e Forcave Tokësore – drejtimi i këmbësorisë, dhe mësimin e ndjek në Beograd dhe në Sarajevë. Prej vitit 1996 deri në vitin 1998 u përkushtohet studimeve pas universitare me specializim në detyrat komanduese dhe të shtabit në Akademinë Ushtarake Shkup, ndërsa në vitin 2013, fiton titullin magjistër, pas mbrojtjes së suksesshme të tezës në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit në Shkup.

Karrierën në forcat e armatosura e fillon në vitin 1985, fillimisht në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ),Me pavarësimin e Maqedonisë, ai kthehet në vendlindje dhe inkuadrohet në Armatën e Maqedonisë, duke qenë oficer i lart dhe pas një periudhe zgjidhet komandant i njësiteve të këmbësorisë në kazermën e Tetovës.

Gjatë viteve të përfshirjes në politikë në radhët e BDI-së, duke u zgjedhur deputet, zëvendësministër i mbrojtjes në vitin 2008 dhe ministër i mbrojtjes në shkurt të 2013.

Në vitin 2016, për herën e pestë zgjidhet deputet në Kuvend, ndërsa në vitin 2017, zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Më 21 gusht 2020, pas mandatit të tij të gjashtë si deputet, përsëri e fiton besimin e shumicës të deputetëve të Kuvendit dhe zgjidhet Kryetar i dhomës ligjvënëse.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026, dalin në shitje biletat për ndeshjen Angli-Shqipëri

Kombëtarja shqiptare do të nisë edicionin kualifikues për Kupën e Botës 2026 më 21 mars…

23 minutes ago

Zjarri në Turqi, rëndohet bilanci-66 persona humbin jetën, plagosen 51 të tjerë

66 persona kanë humbur jetën dhe 51 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga zjarri…

26 minutes ago

105 vjet nga Kongresi i Lushnjes, Begaj: Shpëtoi vendin nga copëtimi dhe vëllavrasja

Presidenti Bajram Begaj, përkujtoi sot Kongresin e Lushnjes, një nga ngjarjet e mëdha të historisë…

29 minutes ago

Padia për shpifje ndaj Gazmend Bardhit, avokati i ish-drejtorit të Policisë Shkodër: Duam dënimin e tij

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit (GJKKO) u zhvillua të martën një seancë për padinë…

31 minutes ago

Trump shpalli terroriste, kartelet e drogës- Berisha: Mbështetje për shqiptarët që përjetojnë neodiktaturën e Ramës

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se opozita është e zotuar të bashkëpunojë me Partinë Republikane amerikane…

33 minutes ago

Begaj liron nga detyra Mustafa Nanon si ambasador i Shqipërisë në Zvicër

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të Mustafa Nanos, si ambasador i Shqipërisë…

35 minutes ago

This website uses cookies.