Maqedonia e Veriut me qeveri të re – DM votoi kundër, Fronti Europian braktisi seancën

Me 77 vota pro dhe 22 kundër, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi mbrëmjen e së dielës qeverinë e re të koalicionit të përbërë nga VMRO- DPMNE, koalicioni i partive shqiptare  VLEN dhe ZNAM dhe me kryeministër Hristijan Mickoskin.

Kabineti i ri qeveritar ka 24 ministra dhe pesë prej tyre janë edhe zëvendëskryeministra. 16 ministri do të drejtohen nga koalicioni i drejtuar nga partia VMRO- DPMNE, 6 nga koalicioni VLEN dhe 2 nga ZNAM.  Në fjalimin përfundimtar para votimit, Mickoski tha se qytetarët janë të ngopur me premtime ndaj duhet punë, përkushtim, përgjegjësi dhe projekte konkrete. “Në 100 ditët e para, do të rrisim standardin, do të punojmë shumë dhe shteti do të ndryshojë”- tha Mickoski duke u zotuar për ulje të taksave, rritje të pensioneve, investime për komunat dhe intensifikim të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Nga opozita, Fronti Evropian braktisi seancënpak para votimit, ndërsa deputetët e LSDM-së dhe të së Majtës votuan kundër. Pas votimit të Qeverisë, Mickoski dhe ministrat u betuan, por ndryshe nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, ai përmendi emrin kushtetues të shtetit, Maqedonia e Veriut. “Do ta përmend këtë mbiemër të turpshëm gjatë betimit, sepse më kujton për turpin që i është bërë vendlindjes, familjes dhe nipave të mi ende të pa lindur.

 Do të bëj gjithçka, sa të kem jetë për të përmirësuar këtë padrejtësi. Fatkeqësisht tani nuk kam fuqi” , tha Mickoski. Ai foli edhe për kornizën e  negociatave me BE-në dhe nevojën për ndryshime kushtetuese për të vazhduar procesin e anëtarësimit. “Ky lloj diktimi bullgar në këto kushte nuk do të kalojë dhe nuk do të ketë ndryshime kushtetuese derisa unë të jem këtu”, u shpreh ai. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut debatoi për dy ditë për qeverinë e re, ndërsa Hristijan Mickoski bëhet kryeministri i 13-të që kur ky vend ka shpallur pavarësinë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.