Maqedonia e Veriut në heshtje zgjedhore, 1.8 mln votues zgjedhin nesër presidentin e ri

Maqedonia e Veriut ka hyrë në heshtje zgjedhore, pasi të mërkurën mbi 1.8 milionë qytetarë do të votojnë për 7 kandidatët që garojnë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, mes të cilëve edhe 2 shqiptarë.

Kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski kërkon një mandat të ri që vendi të vijojë rrugëtimin evropian.

“Maqedonia do të jetë një prej vendeve më të zhvilluara në Evropë. Kjo nuk do të ndodhë brenda disa muajve, por e përsëris se rreziku më i madh është nëse në zgjedhje u japim shansin atyre që e pamë se si udhëheqin”, u shpreh Pendarovski.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska gjatë fushatës u fokusua tek keqpërdorimi i institucioneve nga ana e politikanëve.

“Politika nuk duhet të privatizohet dhe personalizohet nga karaktere që vetëm e shfrytëzojnë atë”, tha Siljanovska.

Bujar Osmani, kandidati i koalicionit “Fronti Europian” i udhëhequr nga BDI theksoi se në Maqedoninë e Veriut, pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, nuk do të mund të formohet qeveria e re pa një marrëveshje për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Nëse partia opozitare VMRO-DPMNE- arrin ta fitojë shumicën në zgjedhjet parlamentare, pres të pajtohet me ndryshimet kushtetuese për të formuar qeverinë”, tha Osmani.

Ndërsa kandidati i opozitës shqiptare “VLEN” Arben Taravari gjatë fushatës zgjedhore u fokusua tek forcimi i demokracisë.

“Fushata ime u mbështet në një vizion për vendin që përqafon diversitetin, promovon unitetin dhe ruan prosperitetin ekonomik dhe social për të gjithë qytetarët e saj”,  tha Taravari.

Kandidatja për presidente nga partia “E Majta”, Biljana Vankovska tha se vendi i duhen ndryshime rrënjësore. Ndërsa përfaqësuesi i koalicionit “Guxim për Maqedoninë” Stevço Jakimovski theksoi se është i vetmi kandidat për president që është i gatshëm të jep jetën për emrin dhe dinjitetin e vendit të tij.

“Zgjedhja e presidentit në Kuvend shkel Marrëveshjen Kornizë të Ohrit si edhe Kushtetutën”, thotë kandidati presidencial nga Lëvizja ‘E DI” Maksim Dimitrievski.  Në rast se sillet një vendim që kreu i shtetit të zgjidhet në Kuvend, sipas tij, ky vendi nuk do të ketë më nevojë për institucionin e Presidentit.

Në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruar 1.7 milionë zgjedhës, ndërsa jashtë vendit apo zyrat konsullore mund të votojnë 2569 zgjedhës. Zgjedhjet e 24 prillit do të vëzhgohen nga mbi 940 vëzhgues dhe gazetarë të huaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.