Maqedonia V. nis fushatën parlamentare më 18 prill, gara presidenciale një javë më vonë
Maqedonia e Veriut ka caktuar 18 prillin si datën për fillimin e fushatës zgjedhore në lidhje me garën e parakohshme parlamentare të 8 majit.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se fushata fushata do të zgjasë deri më 6 maj dhe lista e kandidatëve në procesin zgjedhor duhet publikuar jo më vonë se data 2 prill. Shorti për renditjen e kandidatëve në listë do të hidhet brenda 13 prillit.
Bashkë me zgjedhjet parlamentare, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, shpalli të mërkurën edhe datat për zgjedhjet presidenciale në vend. Raundi i parë është caktuar 24 prilli, ndërsa raundi i dytë do të organizohet së bashku me zgjedhjet e përgjithshme më 8 maj.
Nga kandidatët për presidentë të Maqedonisë Veriore është konfirmuar vetëm profesoresha Biljana Vankovska nga partia “Levica”. Edhe mjeku Velo Markovski ka shprehur dëshirën për të garuar si kandidat i pavarur.
Kreu aktual i shtetit, Stevo Pendarovski, ka deklaruar pavendosmëri për sa i përket rikandidimit për një mandat të dytë 5-vjeçar.
Nga partitë politike, socialdemokratët në pushtet kanë treguar se përzgjedhja e kandidatëve të tyre do të nisë deri në fund të muajit. Mes pretendentëve përfshihet edhe presidenti Pendarovski.
Partia shqiptare “Bashkimi Demokratik për Integrim” nuk ka folur ende për kandidatë partiakë apo të përbashkët nga koalicioni qeveritar.
Nga opozita, VMRO-DPMNE pritet të konfirmojë kandidatin në konventën e partisë më 2 mars. /Alsat, Zhurnal