Categories: LajmePolitikëRajoni

Maqedonia V. nis fushatën parlamentare më 18 prill, gara presidenciale një javë më vonë

Maqedonia e Veriut ka caktuar 18 prillin si datën për fillimin e fushatës zgjedhore në lidhje me garën e parakohshme parlamentare të 8 majit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se fushata fushata do të zgjasë deri më 6 maj dhe lista e kandidatëve në procesin zgjedhor duhet publikuar jo më vonë se data 2 prill. Shorti për renditjen e kandidatëve në listë do të hidhet brenda 13 prillit.

Bashkë me zgjedhjet parlamentare, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, shpalli të mërkurën edhe datat për zgjedhjet presidenciale në vend. Raundi i parë është caktuar 24 prilli, ndërsa raundi i dytë do të organizohet së bashku me zgjedhjet e përgjithshme më 8 maj.

Nga kandidatët për presidentë të Maqedonisë Veriore është konfirmuar vetëm profesoresha Biljana Vankovska nga partia “Levica”. Edhe mjeku Velo Markovski ka shprehur dëshirën për të garuar si kandidat i pavarur.

Kreu aktual i shtetit, Stevo Pendarovski, ka deklaruar pavendosmëri për sa i përket rikandidimit për një mandat të dytë 5-vjeçar.

Nga partitë politike, socialdemokratët në pushtet kanë treguar se përzgjedhja e kandidatëve të tyre do të nisë deri në fund të muajit. Mes pretendentëve përfshihet edhe presidenti Pendarovski.

Partia shqiptare “Bashkimi Demokratik për Integrim” nuk ka folur ende për kandidatë partiakë apo të përbashkët nga koalicioni qeveritar.

Nga opozita, VMRO-DPMNE pritet të konfirmojë kandidatin në konventën e partisë më 2 mars. /AlsatZhurnal

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me…

7 hours ago

“Do të jetë një sezon epik”

Zak Braun, Drejtori i përgjithshëm i McLrenit, ka deklaruar se sezoni i ri i Formula…

7 hours ago

Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet luhen më 5 dhe 6 shkurt

Takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 5 dhe 6…

7 hours ago

Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm, 923 gola në karrierë

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të ndalet. Ylli portugez, i cili pas dy ditësh do të…

7 hours ago

Sytë nga TikTok, ‘E diela jonë’ mbi 2 milion shikime në 24 orë!

Në kohën kur diskutimi për mbylljen e TikTok vijon të marri debat në Shqipëri, audienca…

8 hours ago

Liqen në mes të maleve – Liqeni i Kallabakut në Kukës, i mahnitshëm në çdo gjë

Liqeni i Kallabakut në Kukës, është i mahnitshëm në çdo stinë. I shpallur monument i…

8 hours ago

This website uses cookies.