Categories: BotaLajmeSportFutboll

“Maradona” përgatitet për një natë magjike

Stadiumi Maradona, biletat e të cilit janë shitur të gjitha për herë të parë këtë sezon, përgatitet për një natë magjike të Ligës së kampioneve. Vjen Reali i Madridit dhe Napoli do të veshë fanellën me të cilën fitoi titullin kampion të Serisë A.

Kundërshtari është më i pakëndshmi por edhe më magjepsësi i mundshëm. Pas një nisje aspak të mirë të kampionatit, Napoli po e merr veten. “Të gjithë po kthehen në nivelin e tyre më të mirë. Jemi në rrugën e duhur” – garanton Rudi Garcia i cili ka parë t’i rikthehen formës së tyre më të mirë individët e çmuar të skuadrës napolitane.

 Ndaj Realit, Garsia do të vazhdojë të mbështetet te Ostigard dhe Natan, për shkak të dëmtimeve të Juan Jesus dhe Rrahmanit. Në vazhdim të zgjedhjeve të detyruara, trajneri francez, konfirmon në mesfushë Lobotka, Anguissa dhe Zielinski.

Nga minuta e parë rinis Politano që do të luajë në të djathtë duke plotësuar treshen me  Osimhen dhe Kvaratskhelia. Por ironia e fatit këtë radhë është për Carlo Ancelottin, i cili me Realin do të qëndrojë në atë hotel ku natën e 10 dhjetorit 2019, presidenti De Laurentiis i komunikoi atij shkarkimin, pavarësisht se atë mbrëmje Napoli, duke mposhtur Genkun 4-0, kishte garantuar kalimin në 1/8 e Ligës së kampioneve.

Kështu rrjedhin faktet në botën e futbollit, i cili shpesh është kontradiktor me veprimet e tij. Ndeshjen e madhe të grupit C, Napoli – Real Madridit, do ta gjykojë arbitri francez Clément Tërpin.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Presidenti Duka merr pjesë në përurimin e zyrës së re të UEFA-s në Stamboll

UEFA përuroi sot zyrën e saj të re përfaqësuese në Stamboll, duke shënuar një zgjerim…

6 hours ago

Ambasada e SHBA: Sistem i ri për takimet për të marrë viza joemigruese dhe emigruese duke filluar nga data 30 maj 2025

Ambasada e SHBA në Tiranë do të përdorë një sistem të ri për takimet e…

6 hours ago

Eleminimi i Vllaznisë në RTSH Shkodra – Të ftuarit, kritika kuqebluve për luhatjen mes dy pjesëve

Emisioni “Emocionet e pas ndeshjes”, i transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, menjëherë…

7 hours ago

Sterkaj takime në Bajzë / Kandidati i PS- së: Kërkoj mbështetjen me votë nga bajzjanët

Bajza ka ditur përherë të jetë pjesë e ndryshimit duke kërkuar investime dhe zhvillim. Edhe…

7 hours ago

Bardh Spahia takime në Dobraç / Kandidati demokrat: Rezultati i zgjedhjeve surprize e bukur për PD

Në Dobraç e zhvilloi takimin e radhës elektoral, kandidati për deputet i PD qarku Shkodër,…

7 hours ago

“Shkodra është kantier ndërtimi” – Ky është mesazhi që ka marrë kandidati i PS- së Besmir Lesha nga takimet me banorët

Kanddiati i Partisë Socialiste Besmir Lesha ka vijuar turin e takimeve me banorë në rrugët…

7 hours ago