“Maratona e Pavarësisë 2024”/Itinerari i edicionit të 11-të kishte pikënisjen nga Shkodra në Ulqin

“Maratona e Pavarësisë” shoqëron Ditën e Flamurit si pjesë e veprimtarive në kuadër të saj. Sivjet u shënua edicioni i 11-të i saj me itinerarin Shkodër-Ulqin.
Nga Shkodra dhe qytete të tjera të vendit, Kosova dhe diaspora, maratonomakët u bënë gati për rrugëtimin e saj prej 42 km.
“Maratona e Pavarësisë” bashkon më shumë shqiptarët këndej e matanë kufirit, duke i lidhur akoma më shumë dy qytetet: Shkodër e Ulqin.