Maratona- Luiza Gega vendos rekord kombëtar. Në distancën 21 km, dominojnë sportistët nga Afrika
Luiza Gega ka arritur një sukses të në Maratonën e Tiranës me vendin e parë në disiplinën e 42 km, duke vendosur një rekord kombëtar në këtë edicion të tetë të garës. Ajo shprehu emocionet e saj pas përfundimit të garës, duke theksuar se ishte një sfidë e dyfishtë për të, pasi gjatë dy ditëve të fundit kishte kaluar një grip të fortë.
“Kam nisur me frikë, sepse nuk e dija se sa do të arrija të mbaja. Kur vijnë kilometrat e fundit, trupi pëson një shok. Të vraposh në Tiranë është një kënaqësi më vete. Njerëzit që të urojnë rrugës dhe bëjnë tifo për ty, të japin një forcë që ti nuk mendon se e ke”, tha Gega.
Ndërkohë, në garën e distancës 21 km, dominuan sportistët nga Afrika. Në kategorinë e femrave, Valentine Benedek Jebet nga Kenia zuri vendin e parë, duke demonstruar forcë dhe teknikë të shkëlqyer gjatë garës. Pas saj, në vendin e dytë u rendit Saadia Fadili nga Maroku, e cila po ashtu ofroi një paraqitje të shkëlqyer. Në vendin e tretë u klasifikua Fatih Asmid, gjithashtu nga Maroku, duke plotësuar podiumin për atletet nga Afrika.
Në kategorinë e meshkujve, fituesi ishte Kennedy Kipkmoi Rono nga Kenia. Albert Kipkorirtonui, gjithashtu nga Kenia, e përfundoi garën në vendin e dytë, ndërsa Adam Lomb nga Hungaria zuri vendin e tretë.