Lajme

Maratona- Luiza Gega vendos rekord kombëtar. Në distancën 21 km, dominojnë sportistët nga Afrika

Luiza Gega ka arritur një sukses të në Maratonën e Tiranës me vendin e parë në disiplinën e 42 km, duke vendosur një rekord kombëtar në këtë edicion të tetë të garës. Ajo shprehu emocionet e saj pas përfundimit të garës, duke theksuar se ishte një sfidë e dyfishtë për të, pasi gjatë dy ditëve të fundit kishte kaluar një grip të fortë.

Kam nisur me frikë, sepse nuk e dija se sa do të arrija të mbaja. Kur vijnë kilometrat e fundit, trupi pëson një shok. Të vraposh në Tiranë është një kënaqësi më vete. Njerëzit që të urojnë rrugës dhe bëjnë tifo për ty, të japin një forcë që ti nuk mendon se e ke”, tha Gega.

Ndërkohë, në garën e distancës 21 km, dominuan sportistët nga Afrika. Në kategorinë e femrave, Valentine Benedek Jebet nga Kenia zuri vendin e parë, duke demonstruar forcë dhe teknikë të shkëlqyer gjatë garës. Pas saj, në vendin e dytë u rendit Saadia Fadili nga Maroku, e cila po ashtu ofroi një paraqitje të shkëlqyer. Në vendin e tretë u klasifikua Fatih Asmid, gjithashtu nga Maroku, duke plotësuar podiumin për atletet nga Afrika.

Në kategorinë e meshkujve, fituesi ishte Kennedy Kipkmoi Rono nga Kenia. Albert Kipkorirtonui, gjithashtu nga Kenia, e përfundoi garën në vendin e dytë, ndërsa Adam Lomb nga Hungaria zuri vendin e tretë.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Tym i zi nga Kapela Sistine, kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri në ditën e parë të konklavës

Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…

15 hours ago

Ruiz dhe Hakimi shtangin Arsenalin, PSG në finale me Interin

Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…

15 hours ago

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

1 day ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

1 day ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

1 day ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

1 day ago