Lajme

Marcelo tërhiqet nga futbolli i luajtur: Historia ime mbyllet këtu

Nga Fluminense… te Fluminense. Nuk do të ketë asnjë skuadër tjetër për Marcelon: mbrojtësi i krahut ka vendosur të tërhiqet nga futbolli profesionist pas 20 vitesh.

Pasi u bë një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij mbi të gjitha falë triumfeve të tij me fanellën e Real Madridit (me të cilën fitoi 5 Liga të Kampionëve dhe një mori titujsh të tjerë), ish-lojtari i kombëtares braziliane përfundoi rrugëtimin e tij aty ku filloi në vitin 2005.

“Dashuria ime për futbollin vjen nga gjyshi im. Ai donte që unë të bëhesha futbollist profesionist dhe unë bëra gjithçka që munda për ta bërë këtë. Kur isha 18 vjeç, Real Madridi më trokiti në derë dhe u zhvendosa: Mund të them që jam një madrilen i vërtetë. 16 sezone, 25 tituj, 5 Champions League, një nga kapitenët dhe shumë netë magjike në Bernabeu, sa çmenduri. Real Madridi është një klub ndryshe”, thotë ai në videon e publikuar në rrjetet sociale në të cilën përshëndet të gjithë.

Në sekondat e fundit të videos së tij të lamtumirës, ​​Marcelo donte t’ia kalonte stafetën djalit të tij Enzo Alves, i cili vetëm në moshën 15-vjeçare është një lojtar premtues për Real Madridin.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mësohet shkalla e dëmtimit, Hysaj do qëndrojë 1 muaj larg fushës së blertë

Elseid Hysaj është kthyer në protagonistin e madh te Lazio dhe dje ishte në qendër…

40 seconds ago

Silvinjo dhe stafi teknik i Kombëtares ndjekin ndeshjen Atalanta-Bologna, takohen me Gjimshitin

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta,…

2 minutes ago

Shkencëtarët krijojnë embrionin e parë të kangurit përmes IVF

Shkencëtarët australianë kanë bërë një hap të rëndësishëm në fushën e biologjisë dhe ruajtjes së…

5 minutes ago

Plani i Trump për Gazën, Sekretari amerikan i Shtetit: Zhvendosja e palestinezëve, e përkohshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka folur mbi propozimin e presidentit amerikan Donald Trump…

7 minutes ago

Trump nënshkruan urdhrin për ndalimin e atletëve transgjinorë në sportet e vajzave dhe grave

Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën që synon të ndalojë sportistët transgjinorë…

8 minutes ago

Mediu në Kongresin amerikan: Shqipëria udhëhiqet nga putinizmi, drejtësia si armë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, bashkorganizoi në Kongresin amerikan "Forumin e Sigurisë". Në këtë audiencë, ku ishin pjesë përfaqësues…

12 minutes ago

This website uses cookies.