Marciniak, gabimi në Champions, vjen dënimi nga UEFA
Bilbili i hershëm me polemika të lidhura me gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Bayern në Bernabeu mund t’i kushtojë shtrenjtë Szymon Marciniak.
Sipas mediave ndërkombëtare, polaku ishte parapërcaktuar për të vendosur drejtësi në ndeshjen hapëse të Evropianit, atë mes Gjermanisë dhe Skocisë në stadiumin e Mynihut. Por me situatën e krijuar, me paraqitjen e bërë në Bernabeu, 43-vjeçari rrezikon seriozisht ta ndjekë ndeshjen nga shpia.
Polaku të paktën do të jetë në gjendje t’i kursejë vetes ngacmimet e shumta në Allianz Arena, stadiumi shtëpiak i Bayern-it.